Një situatë deri diku e përmirësuar vjen në Kosovë, duke iu referuar infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 12 viktima, ndërsa janë infektuar 462 persona nga 1. 314 teste të kryera.
Janë testuar gjithsej 1.314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 462 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 46.580 nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 humbje jete.