Megjithëse do futet në izolim kombëtar nga e shtuna, Greqia po përballet me shifra rekord si pasojë e pandemisë Covid-19.
Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj raportuan për 2,917 raste të reja, nga të cilët 27 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 49,807, ndërsa 187 pacientë po trajtohen të intubuar.
Ndërkohë, 310 pacientë të tjerë janë liruar nga kujdesi intensiv.
Gjithashtu, sot janë bërë publike 29 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit duke e çuar në 702 numrin e vdekjeve në vend.