Safet Morina, përgjegjësi i Rrugores në Shkodër, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Raportohet se ai u infektua disa ditë më parë dhe fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e kanë bërë me dije edhe miqtë dhe të afërmit, përmes postimeve në rrjete sociale.
Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të Rrugores në Shkodër.