Doktor Bilgin Sait, ka sqaruar qytetarët se aktualisht jemi në valën e parë të pandemisë, pavarësisht shpërthimit si pasojë e hapjes. Sipas tij, ndikimi i virusit është i ndryshëm në vende të ndryshme. Apeli i mjekut është për vetëndërgjegjësim, duke ruajtur distancën, vendosjen e maskës kur e kanë të pamundur respektimin e distancës dhe larjen e shpeshtë të duarve.
Bilgin Sait, drejtues i repartit COVID në Spitalin Amerikan në Stamboll, në një intervistë për “Abc-në e Mëngjesit”, është shprehur se shtimi i rasteve të reja në disa vende, nuk është valë e dytë por thjesht vijim i valës së parë.
“Nuk ka akoma një fluks të dytë, pasi në fluksin e dytë do të kemi një zerim të numrit të pacientëve dhe më pas del një pacient që sërish ndikon për përhapjen.
Në akoma jemi në vijim i valës së parë, por në kuadër të karantinës, ndikimi i virusit është i ndryshëm në vende të ndryshme. Akoma jemi në valën e parë.
Hapja duhet të jetë graduale dhe me kujdes, kjo është një maratonë dhe do të zgjasë akoma shumë. Maska, distancimi, dhe larja e duarve duhet të vijojnë, por duket se njerëzit tashmë janë lodhur dhe të gjithë janë bezdisur dhe duket se e kanë të vështirë që të nisin më tej”.