E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Pandemia mbërthen Italinë, në izolim mbarëkombëtar gjatë festave të fundvitit

Pas paralajmërimeve të herëpashershme të autoriteteve në Itali, tashmë është marrë vendimi që të rikthehet sërish izolimi. Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar se ky “nuk ishte një vendim i lehtë”.

Aktualisht, Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë nga koronavirusi. Izolimi mbarëkombëtar në Itali do të jetë nga 24 deri më 27 dhjetor, nga 31 dhjetori në 3 janar si dhe nga 5 deri më 6 janar, 2021.

Conte tha se gjatë kësaj periudhe, italianët mund të pranojnë në shtëpitë e tyre deri në dy mysafirë, por këtu nuk përfshihen edhe personat nën moshën 14-vjeçare. Ndërkaq, ora e ndalimit të qarkullimit do të vazhdojë të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Nga 28 deri më 30 dhjetor si dhe më 4 janar, do të aplikohen masa më lehtësuese. Në këto ditë, qytetarët do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre, por baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura.

Gjatë festave të fundvitit, në Itali do të mbyllen dyqanet jo të domosdoshme dhe baret, ndërkaq italianët do të lejohen të shkojnë në punë dhe të dalin nga shtëpitë vetëm për emergjenca shëndetësore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...