E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Pandemia/ Maqedonia e Veriut do të zgjasë për gjashtë muaj gjendjen e krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të siç thuhet “përballjes sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës”.

Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditës. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi më së voni deri më 19 dhjetor.

Në situatë të gjendjes së krizës, shteti menaxhon si me sektorin publik ashtu edhe atë privat. Burimet teknike dhe njerëzore mund të përdoren, përfshirë Ushtrinë.

Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se të hënën janë regjistruar 29 viktima të reja me COVID-19 dhe 1.069 persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve brenda një ditë ka shkuar në 1.242.

Kjo është hera e parë, në tre muajt e fundit, që numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve. Në Klinikën Infektive dhe qendrat tjera spitalore janë duke u trajtuar mbi 1.300 persona, shumë prej të cilëve në oksigjeno terapi.

Nga Ministria e Shëndetësisë, më parë kanë thënë se masat që janë në fuqi kanë nisur të japin efekte, përkundër shifrës së lartë të atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen. Sipas raportit, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 62.945 persona dhe prej tyre 1.792 e kanë humbur jetën, 40.188 janë shëruar ndërsa 20.964 janë raste aktive./REL/

Lexo edhe :   Johnson jep alarmin: Varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...