Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga koronavirusi janë ndjekur nga mjekët e familjes. Teksa vë në dukje punën kolosale që po bëhet në Spitalin Infektiv, Manastirliu thotë se mjekët e familjes po ndjekin hap pas hapi pacientët me simptoma të lehta, në kushte shtëpie.
Ministrja ka ripërsëritur apelin, që gjithkush prej nesh të zbatojë rregullat. Duke nisur me mbajtjen e distancës, vendosjen e maskës e po kështu higjiena personale.
Njoftimi
🔴#COVID19
Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.
👩🏻⚕️👨⚕️ Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin.
‼️#RespektoniRregullat
😷#VendosMaskën
↔️ #MbajDistancën 1.5 metër
🧼#RuajHigjienën
Të frenojmë përhapjen e 🤜#COVID19🤛
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara, ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.