E diel, 20 Qershor, 2021
28.5 C
Tirana

Pandemia/ Kryeministri polak: Sëmundje “si çdo tjetër”

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka çuditur me deklaratën e tij teksa ka thënë se koronavirusi është bërë një sëmundje si “të gjitha tjerat”. Ai ka shtuar më tej se s’ka asgjë për tu shokuar, e ndërsa janë në pritje të një vaksine për ti dhënë fund pandemisë.

“Kjo është tani një sëmundje për të cilën mund të themi se është si çdo tjetër. Ne vetëm po presim vaksinën”, citoi agjencia shtetërore e lajmeve PAP, Morawieckin.

Polonia me rreth 38 milionë banorë, ka konfirmuar mbi 35.000 raste me koronavirus dhe 1.492 viktima.

Reagimi i tij vjen pas qetësimit të qytetarëve për zgjedhjet. Ai ka apeluar ndaj polakëve që të mos kenë frikë, të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 12 korrik.

“Institucionet që kanë vlerësuar raundin e parë (të zgjedhjeve), kanë konfirmuar se ai është organizuar në një mënyrë shumë të përshtatshme. Le të mos kemi frikë të marrim pjesë në raundin e dytë”, shtoi ai.

Kandidati i Partisë së tij për Ligj dhe Drejtësi, presidenti aktual, Andrzej Duda, do të përballet në balotazh me kryetarin e Varshavës, Rafal Trzaskowski. Rrethi i parë i zgjedhjeve është mbajtur të dielën e kaluar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...

E gjithë bota ka nevojë për mbrojtje

Si mund të bëhen të disponueshme më shumë vaksina Covid-19?. Mjetet e rritjes së prodhimit janë më të rëndësishme se pronësia intelektuale, shkruan The...

Greqi/ Bullgari rrëmben me forcë dhe përdhun*n pastruesen shqiptare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Greqi sipas mediave greke. Raportohet se një pastruese me shqiptare është përdhunuar nga një...

Administrata Biden zëvëndëson fjalën ‘nënë’ me ‘person që lind’ në dokument

Kërkesa për buxhetin e vitit fiskal 2022 të administratës së Biden, e publikuar më herët në qershor, prezantoi termin "njerëz që lindin" për të...