E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Pandemia/ Kryemadhi: Njerëzit në depresion, kanë frikë të shkojnë në spital

Duke filluar nga data 24 dhjetor, lëvizjet do të kufizohen nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Komiteti teksnik i ekspertëve vendosi që kjo fashë orare do të vazhdojë deri më 4 janar.

Por, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mendon se pandemia po keqmenaxhohet. Sipas saj, njerëzit kanë frikë të shkojnë në spitale që të kurohen.

Qeveria nuk u fokusua tek pandemia që në fillim. Miqtë e mi kanë frikë të shkojnë në spital, është krijuar pasiguri tek jeta e njerëzve, njerëzit janë në ankth po kalojnë në depresion. Do ishte një armë e mirë nëse qeveria do t’i donte më shumë njerëzit e saj.  Unë nuk dua të bëhem eksperte shëndetësore, por dua të them që keqmenaxhimi i kësaj situate nga qeveria do të sjellin vendime absurde, të cilat unë mendoj që këto kufizme nuk e shërojnë shqiptarët nga Covid dhe nuk shtojnë mundësitë financiare që të kenë mundësi për të paguar.

Unë dua të theksoj që më vjen keq që shqiptarët çdo dite e më shumë po përballen me një depresion psikologjik. Njerëzit nuk kanë asnjë lloj orientim të qartë. Një nga problemet që ka qeverisja sot është se nuk mendon si ta zgjidhë problemin dhe si t’i ndihmojë qytetarët shqiptarë, por si t’i tmerrojë qytetarët, që ta kenë më të lehtë për t’i kontrolluar.”, tha Kryemadhi në ”Vizion Plus”. 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...