E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

Pandemia/ Foshnja e infektuar, mjekja pediatre: S’ka siguri 100% që fëmijët e kalojnë më lehtë

Prej fillimit të pandemisë, në vendin tonë janë prekur nga koronavirusi 110 fëmijë. 25% e këtyre rasteve janë aktive. Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë ka thënë për “Ora News” se ka pasur pak raste të rënda, por asnjëherë nuk mund të flitet me siguri të plotë që fëmijët e kalojnë lehtë sëmundjen. Kjo pasi ka edhe fëmijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj virusit, mund ta kalojnë më rëndë sëmundjen dhe mund të paraqesin komplikacione.

Ajo foli edhe për gjendjen e foshnjes 2 muajshe me COVID, që po merr trajtim spitalor bashkë me nënën. Shefja e infektivit të pediatrisë zbuloi ndër të tjera se aktualisht fëmija është mirë, dhe ruan parametrat e tij jetikë.

“Deri tani janë referuar pak raste të rënda te fëmijët. Asnjëherë nuk mund të flasim me siguri 100% që fëmijët e kalojnë lehtë. Ka edhe fëmijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj virusit, mund ta kalojnë më rëndë sëmundjen dhe mund të paraqesin komplikacione.

Po kështu edhe moshat e vogla, ashtu si në rastin e foshnjës që kemi të hospitalizuar që erdhi me temperaturë të lartë dhe prekje të mushkërisë. Deri tani fëmija është mirë, ruan parametrat e tij jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh. Pi mirë, nuk ka shenja të vështirësisë në frymëmarrje. Uroj të mbetet deri në fund kështu”.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...