Pandemia do ta zhysë ekonominë gjermane në recesion

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier u tha gazetarëve në Berlin se Gjermania do të përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ne po përballemi me sfida të mëdha, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe politik”, tha ai.

Berlini thotë se bruto produkti i brendshëm do të ketë një ulje prej minus 6.3 për qind në vitin 2020, raporton Reuters.

Qeveria gjermane pret që recesioni të përfundojë në tremujorin e dytë të këtij viti dhe aktiviteti ekonomik të rritet përsëri, pas kësaj periudhe.

Altmaier paralajmëroi se autoritetet nuk duhet të nxitojnë për të lehtësuar masat e izolimit pasi kjo do të rrisë rrezikun e një valë të dytë të të infektuarve që mund të pengojnë rimëkëmbjen e pritshme ekonomike në gjysmën e dytë të vitit, shkruan “Rel”.