Deputeti i PDK-së në Kosovë, Abelard Tahiri, ka rezultuar ditën e sotme pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Ai shkruan se pavarësisht se është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ka rezultuar pozitiv për virusin.
Tahiri thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se veç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.
Postimi i plotë:
Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.