E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Pandemia/ Çfarë pritet të ndodhë gjatë vjeshtës? Eksperti del me paralajmërimin e fortë

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, parashikon se ma ardhjen e stinës së vjeshtës dhe hapjen e shkollave, do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19. Për t’i paraprirë kësaj situate, Dasho këshillon të merren masa të menjëhershme.

Ekspertët e Johns Hopkins, e kishin parashikuar muajin gusht në Shqipëri si një muaj kur transmetueshmëria e COVID do të reduktohej me të paktën 30%, ndoshta edhe më tepër. Por kjo nuk ndodhi, madje situata u përkeqësua më tej.

Erion Dasho shprehet i shqetësuar, ndërsa thotë se Shqipëria nuk ka marrë mësim për çfarë ka ndodhur deri më tani. Sipas tij, përgjigjja shqiptare ndaj COVID-19 ka dështuar në të gjithë komponentët e saj: testimin, gjurmimin dhe trajtimin.

Statusi

STATUSI I FUNDJAVËS, 5.09.2020
A MËSUAM DIÇKA NGA VERA?
Ekspertët e Johns Hopkins e kishin parashikuar muajin gusht në Shqipëri si një muaj kur transmetueshmëria e COVID do të reduktohej me të paktën 30%, ndoshta edhe më tepër. Sot IHME vlerëson se Shqiqëria ka patur një R prej 1.03 deri 1.05, mjaftueshëm për të patur një rritje graduale të infeksionit, por pa shkaktuar shpërthime.
Me ardhjen e stinës së vjeshtës, hapjen e shkollave, rifillimin e aktivitetit në administratë pas pushimeve verore, parashikohet një rritje e R-së, çka përkthehet automatikisht në mundësi për të patur rritje shumë më të shpejta të numrit të infeksioneve.
A ËSHTË SHQIPËRIA E PËRGATITUR PËR KËTË?
A MËSOI MINISTRIA DHE KOMITETI DIÇKA NGA VERA QË LAMË PAS?
Deri tani përgjigjja shqiptare ndaj COVID-19 ka dështuar në të gjithë komponentët e saj, testim, gjurmim dhe trajtim. Këto i kam trajtuar gjatë në statuse të mëparshëm dhe çdo përsëritje do të ishte e bezdisshme për miqtë e faqes.
Sikur të mos mjaftonte kjo, tre muajt e karantinës minuan besimin e publikut tek qeveria i cili tashmë është jo vetëm skeptik ndaj mesazheve parandaluese, por edhe i frikësuar në palcë edhe nga mundësia e shtrimit në spital.
Çfarë duhet bërë në këto kushte?
Së pari, duhet kuptuar nga ministria dhe komiteti se papërgjegjshmëria është një lojë e rrezikshme. Një popullatë prej 2.8 milionë banorësh nuk mund të lihet në mëshirën e tekave të virusit. Për këtë masat e menjëhershme duhet të jenë:
1. Forcimi i rrjetit të laboratorëve publikë për të arritur një kapacitet testimi prej të paktën 2.000-2.500 teste në ditë.
2. Ngritja e një sistem gjurmimi digjital (survejancë epidemiologjike digjitale). Deri tani vlerësohet se sistemi ynë i survejancës kap vetëm 11-12% të rasteve nga rreth 40% të kapin sistemet të cilave duhet t’u referohemi.
3. Krijimi i kapaciteteve trajtuese në mjeksinë e familjes dhe spitalet rajonale për të qënë gati për t’u përballuar me një fluks të mundshëm pacientësh ku do të përzihen COVID, gripi dhe virozat respiratore të stinës.
Së dyti, duhet vëmendje e veçantë për popullatat vulnerabël – të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Në kushtet kur mbajtja e maskave në publik ka dështuar (rreth 20% e popullatës raportojnë përdorim të maskës) kujdesi për këto kategori duhet të jetë më i shtuar. Fondi i sigurimeve shëndetësore duhet të mendojë rimbursimin ose dhënien me recetë të maskave të tipin N95 të cilat ofrojnë mbrojtje optimale edhe për vetë personin që i mban.
Së treti, duhet krijuar një partneritet funksional me sektorin privat. Deri tani sektori privat është lënë i lirë dhe disa tregues, si p.sh. çmimi i testit të tamponit, ka krijuar dyshime se situata po përdoret për të krijuar fitime të pajustifikuara. Sektori privat në Shqipëri e ofron këtë test me çmime 2 herë më të lartë se Gjermania, 2.5 herë më të lartë se Maqedonia dhe 4-5 herë më të lartë se Ukraina apo Bjellorusia. Ky çmim duhet patjetër të argumentohet duke ndarë me publikun markën e testit, çmimin e blerjes apo vendin e origjinës.
Së fundi, por më e rëndësishmja: TRANSPARENCA! Deri tani ministria, komiteti, sektori shëndetësor, etj. kanë vepruar në kushte flagrante të mungesës së transparencës. Mosdeklarimi i markës së testeve, fshehja e protokolleve të mjekimit, pengesa që pacientët e shtruar në COVID-1 dhe 2 të komunikonin me familjarët, janë disa shembuj të transparencës së munguar.
STINA E VIROZAVE PO VJEN DHE, ME SHUMË MUNDËSI, KJO DO TË JETË PËRBALLJA JONË E FUNDIT ME COVID-19. MË PAS FUTJA NË LOJË E VAKSINËS DO TA NDRYSHOJË RRËNJËSISHT PËRAFRIMIN TONË NDAJ EPIDEMISË.
NË KËTO RRETHANA, HUMBJA E DISA DHJETËRA APO QINDRA JETË SHQIPTARËSH SI PASOJË E PAPËRGJEGJSHMËRISË SË INSTITUCIONEVE DO TË ISHTE TOTALISHT E PAPRANUESHME!
TESTIMI-GJURMIM-TRAJTIM DHE RIVENDOSJA E MARRËDHËNIES SË BESIMIT ME PUBLIKUN DUHET TË NISIN URGJENTISHT! KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!

STATUSI I FUNDJAVËS, 5.09.2020A MËSUAM DIÇKA NGA VERA?Ekspertët e Johns Hopkins e kishin parashikuar muajin gusht në…

Publiée par Erion Dasho sur Samedi 5 septembre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Opozita e Bashës si lule artificiale

Nga Lorenc Vangjeli Në Tiranë, por dhe gjithkund gjetkë, gjithçka e ka një çmim. Shëndeti, dashuria, karriera, fati e madje edhe mosha kalendarike mund të...

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...