Pandemia/ Basha: Menaxhimi monstruoz, numri real i viktimave është më i lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvbillon një bashkëbisedim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë lidhur me situatën e Covid-19 në vend.

Gjatë fjalës së tij, Basha kritikoi menaxhimin e pandemisë nga qeveria, dhe deklaroi se numri i viktimave është më i lartë se sa deklarohet.

Lulzim Basha: ”Kemi arritur në pikën më të keqe të pandemisë, numri i viktimave shumë më i lartë se sa deklarohet. Mbi 6 mijë qytetarë kanë humbur jetën më shumë se një vit më parë. Numri i testimeve mbetet i ulët. Asnjë informacion mbi numrin e testimeve që bën ISHP dhe privati.

Vetëm Shqipëria nuk jep informacion zyrtar nëse ka mutacione. I vetmi vend në Ballkan me cirkun shëtitës të kryemikistrit për gjoja-vaksinimin. ne u kemi dhënë zë shqetësimeve të profesionistëve. Të parët që kanë folur, profesionistët, jo ne. Nuk i kemi kërkuar Ramës të marrë masa si qeveritë europiane, nuk shpresonim. Nënvleftësimi i jetës dhe shëndetit të qytetarëve, krim. 6000 qytetarë të vdekur nuk janë numra. Keqmenaxhimi i pandemisë, monstruoz. Heroizmi i mjekëve shqiptarë, i pakrahasueshëm.

Qeveria, e interesuar të vendosë qytetarët në konflikt me mjekët. Rama na renditi të tretët në botë për numrin e vdekjeve nga COVID. Edi Rama, i vetmi që nuk po bën detyrën e tij. Nuk mund të lë mënjanë krizën financiare që ka shkaktuar keqmenaxhimi i pandemisë. Sondazhet, propozimi ynë i shtatorit nuk u zbatua.”