Jurgen Kurti është vrarë mbrëmjen e sotme shumë pranë shtëpisë së tij, teksa u qëllua me 10 plumba nga persona që ndodheshin brenda një automjeti në lëvizje.
Atentati ndodhi teksa i riu po kthehej në shtëpinë e tij pranë stadiumit Selman Stermasi.
Familjarët e Kurtit, mes tyre edhe e fejuara, kanë mësuar lajmin e rëndë si dhe kanë mbërritur pranë vendit ku mbeti i vrarë i dashuri i tij.
Nuk dihen ende motivet e krimit ndërsa autorët kanë arritur të largohen, të cilët po kërkohen nga policia.
Jurgeni nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, teksa ka qenë shpesh kryefjalë e medias. 26-vjecari u arrestua në prill të 2016-ës si i përfshirë në vrasjen e babait të tij, por u shpall i pafajshëm teksa përgjegjësia për krimin i ra dajës së tij.
Rreth një viti më vonë, pra në prill 2017, Kurti ra sërish në pranga pasi u arrestua për vrasje për motive pronësie në Durrës.
Kurti njihej në media edhe si menaxher i VIP-ave.