Pamje të rënda/ Ish-i dënuari me burg përjetë dhunon dy vajza në Tiranë

Elidon Kotorri, subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe i liruar nga burgu më 7 gusht 2019 për sjellje të mirë, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet se ka dhunuar dy vajza në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

44-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por tashmë telashet që duhet të sqarojë nuk lidhen vetëm me burimin e pasurisë, por edhe me këtë episod të rëndë që është regjistruar në mes të Tiranës. Ku dy vajza kanë rënë pre e dhunës shtazarake, sepse nuk pranuan, (sipas versionit të deklaruar prej tyre në polici), të hipnin në makinën e tij.

Në fakt, ngjarja rezulton e skeduar me video. Disa ditë më parë, në rrjetet sociale, faqja interaktive JOQ Albania, ndau një video ku shihej një djalë që qëllonte brutalisht dy vajza.

Atë ditë nuk ishte zbuluar ende se personazhi i videos ishte Elidon Kotorri. Burime për Dosja.al konfirmuan se këto pamje që ripublikojmë sot, janë ato për të cilat Kotorri është shpallur në kërkim.

Kotorri qëllon dhe shtyn në tokë njërën nga vajzat, më pas dhunon dhe hedh në tokë edhe tjetrën.


Dy vajzat, punonjëse të një marketi në zonën e Ali Demit, kanë deklaruar në polici se:  “Tek ish merkata, na u afrua një automjet me tre persona. Na kërkuan që të hipnim në makinë. Ne refuzuam. Ata na ofenduan dhe u larguan. Ata të tre po udhëtonin një fuoristradë ngjyrë kafe. Por “sa kishim ecur mbase 50 metra, kur ata të tre personat që na kërkuan të shkonim me ta, e kishin fikur makinën pak më tutje dhe po prisnin. Si fillim i’u afruan shoqes sime O. dhe pastaj u drejtuan edhe nga unë. Bërtitën: çfarë ju duket vetja juve që nuk pranoni të vini me ne. Pastaj filluan të na qëllojnë me shkelma dhe me grushta ngado. Pastaj na shtrinë për tokë dhe na goditën edhe në kokë e fytyrë. Nuk e di sa ka zgjatur. Por ishte disa minuta kjo dhunë”.

Lexo edhe :   Video/ Si u neutralizua 34-vjeçari që plagosi 5 persona në xhami

Kush është Elidon Kotorri?

Elidon Kotorri është shoku i Elton Zajmit vrarë në 1998, për të cilin drejtësia beson që 45 vjeçari hyri në odisenë e hakmarrjeve. Pas dyshimeve se këtë krim e kishte kryer Andi Hasani, Kotori hakmerret dy vjet më pas. Prokuroria tha në atë kohë se teksa Kotorri kishte urdhëruar vëzhgimin e shënjestrës, sapo viktima hipi në një makinë bashkë me Sokol Alushin, Gazmend Zenelin dhe Gregor Stefanin ndaj tyre u qëllua me breshëri. Aty mbetën të vrarë tre të parët, ndërsa Stefani u plagos. Jo vetëm kaq, por pas krimit Elidon Kotorii u kthye në vendngjarje me motorr për të konfirmuar që ishte eleminuar shenjestra kryesore e tij dhe më pas udhëtoi drejt Turqisë. Fillimisht ai u shpall fajtor për këtë krim dhe u dënua me burgim të përjetshëm që më pas zbriti në 25 vjet dhe që më pas procesi u konsiderua i padrejtë, pasi sipas pretendimeve të tij, Elidon Kotorrit i ishte marrë fija e flokut pa avokat. Ishte kjo fije floku që kur u krahasua me kapelen në vendangjarje zbuloi se Kotorri ishte njëri nga autorët, dhe i kushtoi atij 19 vite burg. /dosja.al