Politikë

Paloka: Në vitin 2017-të, bëmë marrëveshje me një horr


               Publikuar në : 22:04 - 13/02/20 M D

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka deklaruar në emisionin “Real Story” se marrëveshja e 2017-ës ishte dështim.

Sipas tij, arsyeja pse ishte dështim lidhet me faktin se marrëveshja u bë me një horr, teksa iu referua kryeministrit Edi Rama.

“Në vitin 2017-të, nuk u zhgënjyem nga opozita, por ne kishim përballë një horr. Ne bëmë marrëveshje me një horr dhe ai horri nuk i qëndroi marrëveshjes. Kjo kërkesë që ne bëjmë, ne e bëjmë, sepse jemi të bindur se ai nuk ka vullnetin të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.

Rama nuk donte as të ulej fare në tryezë.

Ishte Edi Rama që iku nga parlamenti dhe erdhi e u ul. U ul nga presioni ndërkombëtar. Kanë qenë muaj të tërë që janë marrë me atë, që ta ulin në atë tryezë. Na thoshin ne hyni në parlament, sot i thanë Ramës dil nga parlamenti e shko tek tryeza e opozitës. Ne shpresojmë që presioni ndërkombëtar për këtë marrëveshje të jetë pozitiv. Shpresoj që Rama të dorëzohet nga presioni ndërkombëtar”, tha Paloka.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT