E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Pakujdesia gjatë transferimit të të riut nga burgu i Peqinit në atë 313, arrestohen 5 policë

Pesë efektivë të Policisë së Burgjeve janë vënë në pranga për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kontrolluar siç duhet një të paraburgosur që e kanë transferuar nga Burgu i Peqinit, në Burgun 313, ku i është gjetur një celular. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve është sinjalizuar për rastin, duke nisur menjëherë verifikimet e nevojshme për policët e Burgjeve që kishin kryer transferimin e të paraburgosurit. I arrestuari është Dritan Velaj, një 30- vjeçar i akuzuar për plagosjen e rëndë të babait të tij disa ditë më parë në Lushnjë. Sipas një sinjalizimi të marrë nga SHKB, 5 efektivët e Burgjeve nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve apo të të dënuarve.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A.O., L.C., B.K., D.Q., K.H., efektivë të rolit bazë në Forcat Operacionale të Burgjeve, të cilët kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Burimet thanë se shkak është bërë i paraburgosuri Dritan Velaj, i cili ka rezultuar se ka pasur celular me vete në momentin që është transferuar nga Burgu i Peqinit në Burgun 313 në Tiranë dhe gjatë transportit ka kaluar tri kontrolle, ku iu gjet edhe celulari. Nga hetimet ka rezultuar se efektivët e arrestuar, në ushtrim të detyrës së tyre kanë kryer kontroll ndaj të paraburgosurit, por nuk kanë raportuar t’i kenë gjetur atij sende të paligjshme.

Celulari u gjet vetëm gjatë kontrollit të fundit që iu krye të arrestuarit në Burgun 313, në Tiranë. Shtetasi Dritan Velaj, më 17 korrik të këtij viti u ndalua, pasi u dyshua se ka qëlluar me sëpatë babanë e tij, Kujtim Velaj.

Si pasojë e plagës së marrë në trup, gjendja shëndetësore e Kujtim Velajt ishte e rëndë dhe ai u dërgua me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë. Pasi ka goditur babanë, shtetasi Dritan Velaj është larguar nga vendngjarja, por është kapur në flagrancë nga patrulla e Policisë, e cila ishte në ndjekje të tij. Mësohet se në familjen e tij edhe më herët ka pasur konflikte mes babait dhe djalit, që raportohet të ketë probleme shëndetësore. Madje, i plagosuri kishte marrë disa herë urdhra mbrojtjeje, pasi dhunohej nga djali i tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Nga: Pierre Haski Amerikanët kanë një shprehje të saktë për ta përkufizuar këtë lloj informacioni:ato janë “momentet Sputnik”, një referencë ndaj lëshimit të objektit të...

A janë propozimet e PD-së ashtu siç i quan Preç Zogaj reformë kushtetuese?

Nga: Luan Rama Përtej ngasjes romantike për ta parë nismën e fundit të Partisë Demokratike si një përpjekje për të realizuar më në fund vetingun e...

“Mos e bëj më legen”, Shehi debat te “Ekonomia”: Ministren e njoh që fëmijë

Në Komisionin e Ekonomisë është diskuar sot për eurobondin, që mori miratimin me votat e dy palëve me vetëm një abstenim. Gjatë diskutimeve nuk...

Foltorja e Beratit dhe Kuvendi i partisë: Përshtypje e refleksione

Nga: Genc Pollo  1- BERATIN SIÇ E PASHË Të premten, në Berat, mora Në këtë qytet e qark kam shërbyer dy legjislatura si deputet. Pjesëmarrësit në sallë...