E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Pakoja Ekonomike në Kosovë, 50 dhe 100 euro për tre muaj

Të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës në Kosovë në kohën e pandemisë dhe që janë punësuar nga data 1 korrik e më tej, do të kenë një mbështetje në vlerë prej 100 eurosh për tre muaj radhazi. Kurse, për të gjithë të punësuarit e rinj mbështetja do të jetë tre muaj nga 50 euro.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka shpjeguar masën 1 që lidhet më mbështetjen për punësim dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Murati ka treguar se, deri më tani janë pranuar 2,500 aplikime për tri nën masat e kësaj pike.

“Deri më tani që nga publikimi i masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 kemi pranuar 2,500 aplikime për të tri masat. Për masën 1.1 kemi pasur 400 aplikime, për masën 1.2 janë 800 aplikime dhe për masën 1.3 kemi pasur rreth 1,300 aplikime. Mund të thuhet se suksesi ka qenë relativisht i mirë”, ka thënë Murati.

Sipas tij, për masën 1.1 do të ofrohet mbështetje prej 100 euro për tre muaj për ata që janë punësuar nga data 1 korrik, ndërsa për masat 1.2 dhe 1.3 do të përkrahen me nga 50 euro.

“Në kuadër të saj kemi për qëllim zgjerimin e këtyre tri masave, ku fillimisht kanë qenë për punëdhënësin që të nxiten e të punësojnë staf të ri, sipas masës 1.1 ata që kanë humbur vendin e punës dhe që punësohen nga data 1 korrik e tutje do të kenë mbështetje prej vlerë 100 euro për tre muaj radhazi. Kurse për masat tjera, pra për 1.2 dhe 1.3 për të gjithë të punësuarit e ri, mbështetja do të jetë për tre muaj me nga 50 euro”, ka treguar ai.

Murati paralajmëron se do të ketë ndëshkime pas përfundimit të afatit vullnetar për deklarim.

“Fillimisht do të ofrohet mbështetja për ata punëtorë që dëshirojnë të deklarohen vullnetarisht dhe nga mesi i muajit tetor kur përfundon afati i deklarimit vullnetar do të fillon fushata për ndëshkime për ata që nuk e respektojnë ligjin”, paralajmëron Murati.

Lexo edhe :   Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë

Ai në këtë konferencë për medie ka sqaruar edhe detajet se si duhet të aplikohet për këto tri nën masa.

“Për masën 1.1 punëdhënësi duhet ta shpall konkurs për pranimin e punëtorëve, për ata që kualifikohen që kanë humbur vendin e punës gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Këtë gjë punëdhënësi mund ta verifikoj në faqen e Administratës Tatimore, duke e shkruar vetëm numrin e letërnjoftimit dhe del mesazhi nëse e ka humbur vendin e punës dhe nëse aplikojnë e kanë një përparësi, ngase shteti ia mbulon gjysmën e pagës deri në 170 euro të punëdhënësi, po ashtu ofron nga 100 euro shtesë. E tëra se çfarë duhet është që punëtori të deklarohet në ATK dhe ta plotësoj formularin për kërkesë për subvencionim në platformën EDI”, ka sqaruar ai.

Lexo edhe :   Zgjedhjet lokale në Kosovë, më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh

“E ngjashme është edhe për masat 1.2 dhe 1.3. Ajo se çfarë duhet është që punëtori të deklarohet, sipas masave dhe punëmarrësit e kanë mundësinë që të aplikojnë për mbështetje shtesë që do të jetë drejtpërdrejt me nga 50 euro për tre muaj. Hapi i radhës është që të jetë e nënshkruar edhe kontrata, sepse kjo do të verifikohet nga ATK”.

Murati ka thënë se për t’u siguruar se do të implementohen këto masa do të rekrutohen edhe 100 persona në Administratën Tatimore të Kosovës.

“Duhet të sigurohemi që çdo punëtor duhet të deklarohet dhe ta ketë kontratën. Fillimisht do të ofrohet mbështetja për ata që duan të deklarohen vullnetarisht dhe që nga mesi i muajit tetor, kur përfundon afati i deklarimit vullnetar, do të fillojë fushata për ndëshkime”.

Aplikimi për subvencionim për punëdhënësit tashmë është i hapur tek platforma EDI në ATK, kurse aplikimi për punëmarrësit do të hapet ditëve në vijim.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 15 tetor, gjë që përbën një mundësi të mirë për të gjithë punëdhënësit dhe punëmarrësit të përfitojnë nga këto masa. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...