Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë të pazakontë ku e gjithë bota është paralizuar për shkak të Koronavirus.
Kjo ndihmë përfshin periudhën 15 Mars-15 Prill, dhe në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 Prill-15 Maj.
Ndërkohë së fundmi janë bërë publike edhe kategoritë përkatëse që e përfitojnë pagën prej 30 mijë lekësh të rinj. Vlen për t’u theksuar nga kjo paketë përfitojnë të gjithë futbollistët e Kategorisë Superiore, stafet dhe çdo punonjës i siguruar.
Por cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë?
· Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
· Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
• Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
· Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.
· Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
· Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.
· Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.