Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Pak përparim/Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën

2 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pak përparim/Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dy faktor kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia e Covid-19. “Zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021 ishin të administruara mirë, transparente dhe konkurruese, pavarësisht disa mangësive, por forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional mbi fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike mbetet një fushë ku duhet të kryhen reforma të thella” thuhet në raport.

Kosova të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë

“Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës që të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit ligjërisht të detyrueshëm me Serbinë”. Sipas Komisionit Evropian, një marrëveshje e tillë me Serbinë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugëtimin e tyre evropian.

Përparim i kufizuar në luftën kundër korrupsionit

Për sistemin e drejtësisë në Kosovë raporti thekson se reformimi vazhdon të jetë i ngadalshëm, joefikas dhe i cenueshëm nga ndikimi politik. “Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”.

Në raport theksohet qartë, se “Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit” posaçërisht në lidhje me rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjarëve të luftëtarëve terroristë që morën pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme”.

Si edhe në vitet e mëparshme, prej vitit 2018, në raportin e Progresit të Komisionit Evropian përmendet që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por, një gjë e tillë akoma nuk po ndodh. Kosova është i vetmi vend në Evropë që ka kufizim të lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.

Reagimi i qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka kundërshtuar asnjë konkluzion të raportit të progresit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se qeveria e tij tashmë po bën përpjekje të pandalura që të përmirësojë situatën në fushën e sundimit të ligjit. “Kemi miratuar strategjinë për sundimin e ligjit, projektkodin e procedurës penale dhe ligjin për Agjencinë kundër Korrupsionit si dhe e kemi finalizuar draft-dokumentin për zhvillimin e Vettingut dhe draftin e parë të projektligjit për verifikim dhe konfiskim të pasurisë të pajustifikuar, veprime këto që do të forcojnë dhe avancojnë sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit”, tha kryeministri Kurti  në reagimin e parë  pasi e pranoi raportin e progresit nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kryeministri Kurti ka përmendur dy proceset e fundit zgjedhore, atë të zgjedhjeve të përgjithshme në shkurt dhe të zgjedhjeve lokale në tetor, procese këto që i vlerësoi si  transparente dhe me garë demokratike. “Në këta gjashtë muaj të qeverisë kemi stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve, që përbën progres të madh shoqëror, që do ta kishin zili, jo vetëm rajoni, por edhe jo pak vende të Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha, se Kosova do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për bisedime me Serbinë, ndërsa hodhi poshtë mundësinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Për këtë të fundit, përfaqësuesit e Listës Srpska që kanë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, tashmë kanë paralajmëruar se nëse deri në fund të vitit nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ata do të largohen nga institucionet e Kosovës. Këtë përpjekje të tyre e kanë mbështetur hapur edhe autoritetet e Beogradit. /DW

Tags: Albin Kurtikosoveraporti

TË LIDHURA

Vritet me armë zjarri një grua në Prishtinë
Rajoni

Vritet me armë zjarri një grua në Prishtinë

22:24 | 29/11/2023
Çfarë ndodhi në Kosovë? Arrestohet kryetari i PSD dhe disa persona të tjerë
Kryesore

Çfarë ndodhi në Kosovë? Arrestohet kryetari i PSD dhe disa persona të tjerë

15:47 | 29/11/2023
Grabitën mësuesin në Greqi, arrestohet daja dhe nipi adoleshent
Aktualitet

Grabitën mësuesin në Greqi, arrestohet daja dhe nipi adoleshent

16:05 | 28/11/2023
Next Post
Deri në mars na bëj çfarë të duash o komandant!

Deri në mars na bëj çfarë të duash o komandant!

Vendimi i Bashës i vështirë, por politikisht i duhuri

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

A duhet shtetëzuar transporti urban?

A duhet shtetëzuar transporti urban?

JU REKOMANDOJMË

Ndarja nga jeta e aktorit të humorit, reagon për herë të parë Jul Deda

Nuk flisnin prej 20 vitesh, artisti i madh i pikëlluar për humbjen e Zef Dedës

15:42 | 25/11/2023
U hodh nga kati i 9 i pallatit, kush është biznesmeni nga Durrësi që humbi jetën, si u përsërit tragjedia në familjen e tij

U hodh nga kati i 9 i pallatit, kush është biznesmeni nga Durrësi që humbi jetën, si u përsërit tragjedia në familjen e tij

20:25 | 23/11/2023
Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Taulant Balla: Kemi informacione të reja

Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Taulant Balla: Kemi informacione të reja

22:24 | 23/11/2023
SPAK nis hetimin pasuror, vjen reagimi i parë i Elvana Gjatës

SPAK nis hetimin pasuror, vjen reagimi i parë i Elvana Gjatës

17:48 | 24/11/2023




TË FUNDIT

Vritet me armë zjarri një grua në Prishtinë
Rajoni

Vritet me armë zjarri një grua në Prishtinë

by mirseda
22:24 | 29/11/2023
0

Një grua dyshohet se u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Dalip Alshiqi” në...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

22:01 | 29/11/2023
Veprimi i Oltës tregon të kundërtën për ndarjen e Sarës dhe Ledrit

Veprimi i Oltës tregon të kundërtën për ndarjen e Sarës dhe Ledrit

21:57 | 29/11/2023
Përplasja midis dy familjeve në Rrëshen, si i shpëtoi atentatit Saimir Reçi dhe çfarë deklaroi ai

Përplasja midis dy familjeve në Rrëshen, si i shpëtoi atentatit Saimir Reçi dhe çfarë deklaroi ai

21:28 | 29/11/2023
Zjarri rrezikoi jetën e të moshuarve, Taulant Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit!

Zjarri rrezikoi jetën e të moshuarve, Taulant Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit!

21:07 | 29/11/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com