Gjiko dhe Elita Rudi u martuan pak javë më parë në një organizim madhështor. Më të dashuruar se kurrë, çifti shkëlqeu në natën e kurorëzimit të dashurisë së tyre.
Ndërsa ata njihen edhe për marrëdhënien e tyre karizmatike e më shumë humor. Edhe këtë herë, Elita dhe Gjiko kanë ditur të na surprizojnë, duke ardhur në një tjetër mënyrë. Në një foto të publikuar nga reperi, ata shfaqen të veshur me të zeza, ndërsa të dy mbajnë në dorë një armë, të cilën ia drejtojnë njëri-tjetrit.