E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Pagat”/Armand Shkullaku paralajmëron një tjetër skandal të rëndë

Gazetari Armand Shkullaku ka paralajmëruar se në të ardhmen do të publikohen edhe të dhëna të tjera sensitive, lidhur me hipotekën dhe legalizimet. Shkullaku tha se publikimi i pagave dhe patronazhistët, janë i njëjti fenomen. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Armand Shkullaku ka paralajmëruar se do të dalin lista të reja, të ngjashme me ato të pagave. Ai tha se shumë shpejt do të ketë publikime të tjera, ku do të ketë lista të legalizimeve dhe të hipotekave.

Armand Shkullaku: Shteti është i imi, AKSHI është imi, si mos t’i përdor partia ime këto të dhëna. Dhe këto të dhëna kanë kaluar, kanë rrjedhur dhe janë përdorur.

Blendi Fevziu: Ka prapë?

Armand Shkullaku: Po sigurisht. Që tek hipotekat, që tek legalizimet…

Artur Zheji: Unë mendoj se kjo është pozitive. Ne duhet të kemi frikë nga gjërat sekrete, jo nga ato që dalin.

Armand Shkullaku: Fevzi a kanë dalë? A dalin këto të dhëna sekrete në një vend normal të NATO-s?

Artur Zheji: Nuk është normale, por kjo është pozitive.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...