E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

“Paga ime nuk është rritur që prej 2013”, Tritan Kalo apel qeverisë

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo shprehet se bonusi mujor për një pjesë të stafit të mjekëve nuk është një zgjidhje afatgjatë, pasi sipas ti ai taksohet si një shpërblim.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo thotë se paga e tij nuk është rritur që prej qershorit të vitit 2013.

Mjeku shton se me qetësimin e situatës nga pandemia, askush s’do të kujtohet më rritjen e pagave të mjekëve. Sipas tij, kjo do të bëjë që mjekët dhe infermierët do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi.

Postimi i plotë:

KOHË KOVIDIANE e përtej tyre…Me rastin e 14 Korrikut, ditës Kombëtare të Francës MIRËNJOHJA e Presidentit Macron vajti për PERSONELIN Mjeksor, i cili në vijën e parë po përballet me sfidën sëmundje-shkaktuese dhe jetë-marrëse të Sars-Cov2/Covid-19….Po dje Kryeministri i vendit nënshkroj me Sindikatën e Personelit Mjeksor një rritje të pagës prej 183 Eurosh në muaj….A PO MENDOHET një gjë e tillë edhe për Personelin tonë Mjeksor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre…

BONUSI mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë sepse ai taksohet si një shpërblim, NUKU është zgjidhje afatgjatë….PËR RIKUJTESË paga ime NUKU është rritur asnjë qindarkë që prej 23 Qershorit 2013…Të mos harojmë jetët e qindra Mjekëve, Infermjerëve dhe Personelit ndihmës të humbura në këtë betëjë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…..HEKURI rrihet sa është ende i nxehtë…

Me qetsimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, PAK do të mendohet për rritjet e pagave në Shëndetësinë tonë Publike, dhe jam i bindur se shumë Mjekë e Infermjerë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..MENDONI dhe REAGONI me kohë JU drejtues të këtij vendi, sepse BURIMET NJREZORE CILËSORE nuku janë të pashterëshme në fushën e DHËNIES së PËRKUJDESIT MJEKSOR…..Një REAGIM i tillë nga unë është një e drejtë DEMOKRATIKE…Ditë të mbarë Mantelbardhë, Infermjerë, Farmacistë, Sanitarë, Imazheristë, Barrelmabjtës, Shoferë, Laborantë, etj., dhe PËRKUJDESUNI për çdo çast për jetët tuaja!!!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Milan humb yjet, dy lojtarët e rëndësishëm me Covid-19

Milani njofton se Hakan Çakhanoglu dhe Teo Hernandez kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.  Një lajm  i keq ky për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë...

E rëndë në Tiranë: Automjeti përplas për vdekje 10-vjeçaren

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme. Një automjet ka përplasur këmbësoren 10 vjeçare e cila ndërroi jetë si pasojë e...

Mosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut

Nga: Genc Pollo “Mosmirënjohja është streha kryesore e delenxhiut”! Ky është perifrazimi që do t’i bëja shprehjes së famshme të kryeministrit britanik të shek. 18...

Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, dalin fotot e 4 viktimave

Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova, por me qëndrim në Zvicër, humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 14 janarit, pas një aksidenti në Rrugën...

Vaksinat/ Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila reagoi mbi kritikat e tij për vaksinat anti-covid. Teksa i kthen përgjigje...