E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Padia për shpifje, Veliaj: Halli i Lulit është të sqarojë nëse ka 4 apo 5 vila

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë për shpifje të bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj. Pas seancës së kaluar kur të dyja palët refuzuan pajtimin, përballja ka shkuar në gjykim të drejtpërdrejtë. Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD-së ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, duke treguar kështu vullnetin për ta çuar deri në fund përballjen me Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje. Në seancë ka munguar Erion Veliaj, ndaj seanca është shtyrë. Në një reagim nga Kombinati, Veliaj thotë se një gazetar e kishte pyetur përse nuk ishte i pranishëm te gjyqi me Lulzim Bashën. Kryebashkiaku tha se teksa halli i vetëm i Bashës është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila, ai duhet të merret dhe të zgjidhë hallet e njerëzve.

“Përpara se të flisja, më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? I thashë: Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi të bëjmë shtëpitë për njerëzit.

Se ka katër apo ka pesë, Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë, se nuk kemi kohë për të humbur. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq.

Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur. Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk duan t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...