E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë

Ndërsa pandemia po mbush vitin, doktorët janë duke monitoruar pacientët e COVID-it që ende vuajnë pasojat e sëmundjes. Ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma megjithëse kanë kaluar muaj pasi kaluan efektet e menjëhershme të virusit.

Michael Reagan u infektua me COVID-19 në fillimet e pranverës. Deri nga maji mendoi se më e keqja kishte kaluar.

Por në qershor ai ende nxirrte gjak kur kollitej, kishte vështirësi në frymëmarrje, i dridheshin duart, i binte të fikët herë pas here dhe zemra i rrihte me shpejtësi.

Për më tepër, nuk e rikuperoi dot shijen dhe nuhatjen. “Ndiej aroma të pavërteta. Më duket sikur diçka digjet gjatë gjithë kohës. Nuhas tym. Shpesh ngrihem natën me pizhama dhe vrapoj nëpër apartament për të kontrolluar se çfarë po digjet. Dhe nuk ka asgjë”, thotë ai.

Zoti Reagan klasifikohet nga doktorët ndër pacientët që nuk u shëruan kurrë plotësisht nga efektet e dëmshme të COVID-19.

Dhe ai nuk është i vetmi. Ka mijëra të tjerë që vuajnë nga e njëjta sindromë.

Zoti Reagan dhe një grup pacientësh afatgjatë krijuan një grup në internet dhe madje edhe një takim me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Një nga faktorët është se njerëzve u rikthehet sëmundja. Duken sikur përmirësohen, por pastaj bëhen më keq; simptomat rikthehen, dhe shpesh shfaqen simptoma të reja”, thotë Hannah Davis, nga Grupi Kërkimor i Qytetarëve Shkencëtarë.

Sot shkencëtarët bien dakort se COVID-19 është një sëmundje në sistem; ajo ndikon organe të ndryshme të njeriut, përfshirë trurin dhe sistemin nervor.

Një studim i fundit i publikuar nga neurologu Igor Koralnik zbuloi se rreth një e treta e pacientëve që i mbijetuan COVID-it, patën modifikime të funksioneve të trurit. Simptomat ishin që nga çorientimi dhe deri tek rënia në koma. Dhe këto u shfaqën edhe tek pacientët me forma të lehta të COVID-it, madje edhe tek ata që nuk patën simptoma.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

“Duhet ca kohë që njerëzit të kalojnë simptomat fillestare të frymëmarrjes. Më tej kanë një interval pa asnjë simptomë, dhe pastaj shfaqin këto pasoja të vazhdueshme neurologjike”, thotë zoti Koralnik.

Problemi i këtyre pacientëve afatgjatë po shtohet, dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara po hapen klinika të posaçme për të ndihmuar këta persona.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Co*id-19 në Kosovë, mes tyre edhe një 29-vjeçar

Në një klinikë në Seattle, Amy Compton-Phillips – doktorja që kuroi pacientin e parë me COVID në Shtetet e Bashkuara – po përpiqet të mësojë më shumë për këtë kategori pacientësh.

“Po zhvillojmë një studim të madh me grupin e Qytetarëve Shkencëtarë, në përpjekje për të kuptuar se cilat janë simptomat, çfarë përjetojnë që nga momenti i diagnozës. Po përpiqemi të kuptojmë nëse pacientët afatgjatë janë 35%, 10% apo 75%. Nuk e dimë, por po përpiqemi shumë që të mësojmë”, thotë ajo.

Edhe Michael Reagan shpreson të ketë ndonjë përgjigje së shpejti. Si shumë pacientë të tjerë afatgjatë, ai ende nuk punon dot. Më e shumta që mund të bëjë është një shëtitje e shkurtër me qenin e tij. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...