Ouija: Historia e çuditshme e tabelës që komunikon me shpirtrat

Ouija është një tabelë e thjeshtë prej druri ose plastike e përbërë nga shkronja, numra dhe një simbol. Në formën e saj aktuale, ajo u shpik nga një avokat në mesin e shekullit XIX-të, në mes të Epokës Viktoriane dhe më pas nisi të tregtohej disa dekada më vonë.

Por historia e saj nis në fakt shumë më herët. Që në Greqinë e lashtë dhe Kinën e viteve 1100, njerëzit përdorimin tabela me germa të shkruara mbi to, për të marrë përgjigje nga bota e përtejme. Por përdorimi i tyre ishte gjithçka, përveçse jo i lidhur me mistiken.

Kohët e fundit, tabelat Oujia për të krishterët, kanë përfaqësuar më shumë një instrument të Djallit. Po si ka mundësi që një pllakë prej druri të ketë pasur një sukses të tillë? Ouija ka një histori të gjatë, gjë që është shumë e pazakontë për një lojë tavoline.

Ajo u tregtua për herë të parë nga një biznesmen i quajtur Elijah Bond në vitin 1890, e paraqitur thjesht si një “lojë shoqërore”. Ajo u promovua me parulla të tilla si “tabela e mrekullueshme që flet”.

Në fakt, pllaka prej druri si Ouija kishin qarkulluar prej disa kohësh midis qarqeve spiritualiste, kryesisht për shkak të dëshirës së njerëzve të kohës për të biseduar me të dashurit e tyre që vdiqën në luftë, për shembull me të vdekurit e Luftës Civile në SHBA.

Por reputacioni i saj i tmerrshëm nisi disa vjet pasi u komercializua si produkt, kur u përdor nga spiritualistët dhe ekspert e okultes, të cilët e përdorën Ouija si një mjet të parashikimit të së ardhmes. Uilliam Fulld, një punonjës i kompanisë së parë që e kishte shitur atë, bleu të drejtat për prodhimin e lojës në vitin 1901 dhe e quajti atë Ouija, duke pretenduar se ishte vetë tabela që sugjeroi emrin.

Fulld e shfrytëzoi patentën në maksimum, dhe u bë shumë i pasur rreth vitit 1920, kur Ouija u bë jashtëzakonisht shumë popullore. Biznesmeni pretendonte se konsultohej shpesh me tabelën, dhe se ajo i sugjeronte që ai “të bëhej gati për një biznes të madh”.

Ai ngriti më pas një fabrikë, në të cilën vdiq në rrethana të paqarta në vitin 1927, zyrtarisht pasi u rrëzua nga çatia e ndërtesës së tij.Familja e tij vazhdoi prodhimin e lojës deri në vitin 1966, kur vendosi që t’ia shesë të gjitha të drejtat kompanisë “Parker Brothers”.

Ky i fundit ia shiti në vitin 1991kompanisë “Hasbro”, e cila shet që nga ajo kohë tabela për të apasionuarit ndaj spiritualizimit. Megjithëse shpesh është përshkruar si një mashtrim, Ouija arrin të gjenerojë një ndjenjë mahnitjeje mistike tek shumë përdorues në gjithë botën.

Sigurisht që duhet të jetë vetëm një lojë, e cila thërret shpirtrat pothuajse “si për shaka”. Por midis të gjitha anekdotave, të vërteta ose të shpikura, mund të kujtojmë njërën në veçanti. Një histori shumë e veçantë është ajo e amvisës dhe spiritualistes nga Sent Luisi në SHBA, Perl Kurran, që pretendoi se komunikonte me një shpirt të quajtur PatiensUort.

E ndjera pretendonte se kishte vdekur në shekullin XVII-të, dhe se kishte “kapërcyer detin”. Kurran shkroi një seri romanesh dhe poezish, të cilat ajo pretendonte se i ishin diktuar drejtpërdrejt nga shpirti. Kjo deri në vitin 1937, kur Patiens parashikoi vdekjen e saj të papritur nga pneumonia më 4 dhjetor të po atij viti.

Po cili është fenomeni që i bën njerëzit të besojnë se po komunikojnë me shpirtrat?Shumë shkencëtarë janë të bindur se në bazën e gjithçkaje, ekziston një fenomen i quajtur “përgjigja ideomotorike”, pra lëvizjet shumë të vogla e të pavetëdijshme të trupit tonë që gjenerojnë lëvizje të tjera makroskopike.

Një shembull për ta kuptuar këtë fenomen është të mendosh për të krijuar një lavjerrës Chevreul. Duke vizatuar në një fletë letre një plan kartezian me një rreth në mes të akseve të tij, përcaktohet se një lëvizje në drejtim të akrepave të orës korrespondon me përgjigjen pohuese, ndërsa lëvizja në drejtim të akrepave të orës me përgjigjen mohuese.

Kështu merret një fije pe dhe një peshë. Lavjrrësi mbahet në dorë duke kërkuar përgjigjen për ndonjë gjë. Për të qëndruar në çështjet aktuale, dikush mund të pyesë:“A do të përfundojë pandemia e koronavirusit brenda këtij viti?”.Pavarësisht sesa fort po e mbani që të mos lëvizë, lavjerrësi herët a vonë do të fillojë të sugjerojë një përgjigje pohuese ose mohuese. Ajo që sapo kemi provuar është lavjerrësi Chevreul dhe një lëvizje ideomotorike, domethënë e shkaktuar nga ideja e reagimit që shoqërohet me një lëvizje të padukshme të trupit. Sipas shumë njerëzve, Ouija funksionon sipas të njëjtit parim.

Burimi i lajmit: https://www.vanillamagazine.it/ouija-la-strana-storia-della-tavoletta-che-fa-comunicare-con-gli-spiriti/

Përshtatur nga TIRANA TODAY