E hënë, 25 Maj, 2020
16 C
Tirana

Osip Bernshtein/ Kur një lojë shahu të shpëton nga pushkatimi…

Më të lexuarat

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 32. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar...

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e...

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

Së fundmi ka ndodhur një aksident rrugor në aksin Seman-Fier. Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në zonën e njohur si Çlirim i Fierit. Raportohet se kanë mbetur...

COVID-19/ Kur do hapen kufijtë? Rama tregon datën

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor. “Duke nisur nga 1 Qershori do...

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 50 persona kanë humbur jetën në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të...

Zbulohet biznesmeni që mbante milionat në makinë, ja ku do i çonte

Të dhëna të reja kanë dalë nga hetimet paraprake, sa i takon vjedhjes së lekëve nga bagazhi i mjetit të një biznesmeni. Me datë...

Grabitja e milionave/ Vëllai dhe i dashuri i spikeres ndoqën biznesmenin

Lidhur me grabitjen e një shume të majme parash në Tiranë, mësohet se dy grabitësit janë njerëzit e afërt të një ish-spikereje. Donald Hoxha...

“E ndoqa me vrap derisa u lodh”, flet i riu që ndali rrëmbimin e fëmijës në Korçë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në Korçë, teksa një vajzë 4-vjeçare është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj. Ishin banorët...

Ekzekutohet para derës së shtëpisë, 25-vjeçari para 3 muajve kishte ardhur nga Belgjika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një i ri është ekzekutuar me kallashnikov, pranë shtëpisë së tij në zonën e “Ujit të...

Shahu është një lojë mijëra vjeçare, dhe që përfshin qindra kultura njerëzore. E luajtur të paktën që në shekullin VII, shahu vlerësohet si një test për inteligjencën, strategjinë dhe aftësinë për të menduar në avancë. Ndërsa shumë mjeshtra shahu janë të fiksuar pas kësaj loje. Dhe shumë amatorë kalojnë orë të tëra duke luajtur, shumë pak prej tyre do të pohonim se pikërisht shahu u ka shpëtuar jetën.

Por në rastin e mjeshtrit të madh rus të shahut Osip Bernshtein, ishte pikërisht kjo lojë që e shpëtoi atë nga ekzekutimi me vdekje. Në vitin 1917, Rusia përjetoi një revolucion të madh politik, të njohur si Revolucioni i Tetorit. Aristokracia në pushtet u rrëzua nga bolshevikët, që shpallën krijimin e Bashkimit Sovjetik.

Familja e Carit u ekzekutua, ndërsa komunizmi mbërriti zyrtarisht në Rusi. Përmes një serie konfliktesh politik dhe ushtarak, udhëheqësi i bolshevikëve Vladimir Lenin, erdhi në pushtet duke nisur një seri reformimesh. Pronat u shtetëzuan, bankat dhe fabrikat u vunë gjithashtu nën kontrollin e shtetit.

Transformimi tërësor i Rusisë ishte një proces i gjatë dhe e përgjakshëm, që çoi në vdekjen e qindra mijëra njerëzve në konfliktin fillestar, dhe miliona në vitet në vazhdim. Politikat e Leninit, mund të dukeshin në pamje të parë të dobishme për punëtorin. Por kishte nga ata, që i shihnin ato si një kërcënim.

Një atentat ndaj tij, e nxiti Lenin të krijonte ÇEKA-n, policinë sekrete, detyra e së cilës ishte zvogëlimi i kërcënimeve ndaj shtetit. Kjo do të çonte në një epokë të njohur gjerësisht si Terrori i Kuq, ku ÇEKA do të ekzekutonte mijëra njerëz, për të siguruar sovranitetin e Rusisë Sovjetike.

Në shënjestër të policisë sekrete, ishte edhe mjeshtri ndërkombëtar i shahut, Osip Bernshtein. Një këshilltar i suksesshëm në fushën e financave, Bernshtein ishte prototipi i personit për të cilin komunistët besonin se ishin pjesë e problemit në shoqërinë e tyre para-revolucionit. Meqë punonte si këshilltar për bankat, të cilat konsideroheshin si armiq të popullit, ai u fut në listë për t’u arrestuar dhe ekzekutuar.

Shumë shpejt u arrestua. ÇEKA e mori me vete, dhe për të ishte firmosur një urdhër që ai të ekzekutohej për krimet e tij të dukshme kundër shtetit. Kur po priste ekzekutimin e tij, një oficer vërejti në listën e atyre që e kishin radhën për tu pushkatuar edhe emrin e shahistit të njohur.

Kjo ishte një surprizë e madhe për të, Bershtein kishte fituar dikur turneun e shahut në Qytetin e Moskës. Oficeri ishte skeptik, dhe e pyeti Bernshteinin nëse ai ishte realisht mjeshtri i shahut. Bernstein e konfirmoi identitetin e tij.

Por oficeri dyshonte se mos po e gënjente. Ndaj vendosi që ta testojë përmes një basti të thjeshtë. Ata do të luanin kundër njëri-tjetrit në një lojë shahu. Nëse Bernshtein humbte apo loja dilte barazim, ai do të pushkatohej menjëherë nga toga e pushkatimit. Por nëse arrinte të fitonte ndeshjen, do t’i falej jeta, do të lirohej dhe lejohej të largohej.

Padyshim, gjykuar nga rrethanat, ajo duhet të ketë qenë loja më stresuese për të. Gjithsesi Bernshtein nuk kishte çfarë humbte. Ai luajti dhe e fitoi ndeshjen brenda një kohe të shkurtër. Mbi të gjitha, ishte një shahist i shkëlqyer, që kishte fituar shumë ndeshje, duke luajtur kundër rivalëve profesionistë nga e gjithë bota.

Pasi kapi shah-mat oficerin, ky e mbajti realisht fjalën, dhe e lejoi Bernshteinin të largohej prej andej. Kjo do të ishte e hera e vetme, që shahu do të ishte një çështje për jetë a vdekje për Osip Bernshteinin. Pasi doli nga burgu, Bernshtein do të largohej nga vendi sa më shpejt që të ishte e mundur.

Një “takim” aq i afërt me vdekjen, e bindi se nuk do të ishte më i sigurt në Rusi. Nëse arrestohej prapë kishte shumë pak shanse që ÇEKA ta sfidonte sërish me një lojë shahu. Kështu, ai shkoi në Francë, ku banoi deri sa vendi u pushtua nga nazistët në qershorin e vitit 1940. Ai humbi në Francë një pjesë tjetër të pasurisë së tij, pas humbjeve të mëdha që pati me herët në Bashkimin Sovjetik.

Bershtein u largua me shpejtësi drejt Spanjës. Kur arriti në Pirenej, së bashku me familjen e tij, iu desh të shëtiste natën nëpër rrugët malore, duke u fshehur nëpër shpella gjatë orëve të ditës, për të shmangur policinë dhe forcat Kufitare. Më në fund ai arriti në Spanjë, dhe u vendos më banim në Barcelonë. Vdiq në një sanatorium në Pirenejtë francezë në vitin 1962, në moshën 80-vjeçare./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik...

Koronavirusi/ Një lajm i mirë vjen nga Kosova

Mbrëmjen e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga Kosova lidhur me koronavirusin. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë...

“Europa Nostra” për Teatrin: Le të shënojë kjo ngjarje fillimin e një zgjimi

Organizata “Europa Nostra” i ka dërguar ditën e sotme një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në ditën e Bajramit, si një mbështetëse e kauzës...

Policia bllokoi liqenin me shirita, “rebelohen” qytetarët

Me urdhër të qeverisë, Tirana gjatë kësaj fundjave i është nënshtruar masave izoluese. Këtë të dielë të gjitha aktivitetet dhe bizneset janë mbajtur të mbyllura,...

Rama: Kjo do të jetë java e fundit e kufizimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve. Në vijim, ai pohoi se fundjava do...
WhatsApp KONTAKTO TT