OSBE: E rrezikshme të jesh gazetar sot, qeveritë të garantojnë sigurinë e tyre

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, OSBE shkruan se në ditët e sotme është e rrezikshme të jesh gazetar.

Ndër të tjera, shkruhet se nga të gjitha qeveritë duhet të garantohet siguria e gazetarëve dhe se në Shqipëri po punohet gjithashtu për këtë gjë.

“Është e rrezikshme të jesh gazetar sot. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë,”- shkruan ambasadori Vincenzo Del Monaco.