Kampionati italian këtë sezon ka pasur shumë ankesa mbi gjykimin pavarësisht se në të është përdorur teknologjia VAR. Rasti më ekstrem ishte ndeshja Inter-Juventus, që bëri shumë zhurmë brenda dhe jashtë Italisë për gjykimin e njëanshëm të arbitrit Orsato. Por edhe bisedën miqësore me Allegrit dhe arbitrit të katërt Tagliavento.Ajo që bën përshtypje më shumë është fakti se arbitri i ndeshjes Inter-Juventus, Daniele Orsato pas atij takimi nuk ka arbitruar asnjë ndeshje dhe nuk do të jetë as këtë javë. Është folur që ka marrë një dënim nga Federata Italian e Futbollit por nuk ka asnjë komunikim publik.
Ndërsa çudia më e madhe e kësaj jave është arbitri i ndeshjes Roma-Juventus, në këtë ndeshje do të vendosë drejtësi pikërisht Paolo Tagliavento. Ky i fundit u akuzua për favorizim të bardhezijve në ndeshjen Inter-Juventus, do të gjykoj sërish të besuarit e Massimiliano Allegri, në sfidën e kësaj të diele në “Olimpico”.
Në takimet e tjera do të gjykojnë këto arbitra:
Benevento-Genoa: Chiffi
Inter-Sassuolo: Abisso
Bologna-Sassuolo: Pairetto
Crotone-Lazio: Mazzoleni
Fiorentina-Cagliari: Valeri
Verona-Udinese: Calvarese
Torino-SPAL: Mariani
Atalanta-Milan: Guida
Roma-Juventus: Tagliavento
Sampdoria-Napoli: Gavillucci