Modelja Oriola Marashi ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 22-të dhe siç është bërë traditë tashmë, festimet e ditëlindjes fillojnë që në mesnatë, kur ora shënon 00:00.
Ai që ka surprizuar bukuroshen joshëse ka qenë miku i saj, reperi Noizy, i cili mesa duket i kishte organizuar modeles një festë surprizë në studion e tij muzikore.
Në një video të postuar nga Noziy, por që u fshi vetëm pak më vonë, shihej sesi Oriola u befasua ndërkohë që në dhomën ku ajo po qëndronte, u futën miqtë e saj me tortën e ditëlindjes e me fishekzjarre për ta uruar.
“Edhe 100 lali!”-shkruante Noizy në videon e surprizës, ku Marashi kërcente nga gëzimi.