Orges Shehi te Tirana, zbulohet paga e trajnerit të ri të bardhebluve

Orges Shehi do të jetë trajner i Tiranës deri në fund të sezonit. Nëse ai bind presidentin e klubit, Refik Halili, marrëveshja do të zgjatet edhe më tej.

Palët, me sa është kuptuar, nuk kanë ndonjë detyrim reciprok afatgjatë. Si fillim rroga do të jetë ajo standardja që jep zakonisht Halili për trajnerët, rreth 3.5 milionë lekë të vjetër.

Kontrata ka edhe bonuset e saj me titullin dhe Europën, por Shehi duhet të punojë fort që t’ia dalë për të firmosur edhe një kontratë të re për sezonin e ri.

Nga ana tjetër, dihet që palët nuk kanë lënë klauzola shkarkimi. Që pas Ardian Memës, Halili ka përdorur marrëveshje xhentëlmenësh dhe e shumta, u ka garantuar trajnerëve të tyre vetëm tre muaj rrogë.

Ndihmës i Shehit do të jetë Edlir Tetova, dhe së bashku me Alfred Osmanin ata bëhen tre durrsakë që drejtojnë ekipinj bardheblu.