E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Organizuan dasma, gjobiten administratorët e dy lokaleve në Durrës

Dy administratorë lokalesh janë gjobitur me nga 1 milionë lekë, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me aktin normativ.

Lokalet ndodheshin përkatësisht në njësinë administrative Manzë dhe në lagjen nr.1 në Durrës.

Policia i bën apel të gjithë administratorëve të subjekteve që ushtrojnë aktivitet që të respektojnë protokollet e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorët e dy lokaleve, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Manzë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në lagjen nr. 1, Durrës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshrim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Trashëgimia e fortë e epokës Trump

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten të jetojnë shumë gjatë me trashëgiminë e Donald Trump, pjesa tjetër e botës mezi pret...

Prishi kontratën me skuadrën, Igli Tare shënjestron ish-lojtarin e Milanit

Pas prishjes konsensuale të kontratës së tij me Arsenalin, Sokratis Papastathopulos është vendosur në shënjestrën e shumë klubeve që do t’a përfitonin grekun me...

Të premtosh ‘shkapjen’ e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

Nga: Mero Baze Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, përjashtoi Albin Kurtin dhe 46 deputetë të tjerë, nga e drejta për të kandiduar, pas verfikimit...

“Ti e di që unë fitova”/ Publikohet letra që Trump i la Bidenit

Publikohet letra që Donald Trump i ka lënë pasardhësit të tij në Zyrën Ovale, Joe Biden. Trump edhe në çastet e fundit të tij të...

Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet...