E mërkurë, 8 Korrik, 2020
29 C
Tirana

Organizatë kriminale e shfrytëzim prostitucioni, OFL zbarkon në Berat dhe Poliçan

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Tre persona nga Berati dhe një nga Poliçani, kanë marrë formularin nga Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë shtetasve M. T, E. B, D. L dhe A. P.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më tej, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Shtetasit në fjalë janë të dënuar për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike”; “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Njoftimi

OFL, 1 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– M. T., banues në Berat, i dënuar me vendim të Gjykatës Penale të Veronës, Itali, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” në rrethana rënduese, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

Lexo edhe :   Paralajmërimi për 3 të ‘fortët’, OFL vë para përgjegjësisë dy nga Kuçova e një nga Berati

E. B., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni me të mitur dhe të rritur”, “Favorizim prostitucioni me të mitur dhe të rritur” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me vendim të njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

D. L., banues në Poliçan, në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle, për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike”;

Lexo edhe :   OFL zbarkon në Shkodër dhe Mirditë/ Ja kush janë 3 të piketuarit e radhës

A. P., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Merkel bën një deklaratë të zjarrtë për Evropën”

Kancelarja Merkel këmbëngul në ruajtjen e të drejtave themelore në Evropë. Ajo tha se "një pandemi nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për...

Mungesa e pasagjerëve, transporti urban në Tiranë drejt rimbylljes

Në ditën e tretë të lëvizjes së autobusëve në Tiranë janë hasur disa problematika që konstatohen si nga vetë qytetarët ashtu edhe nga shoqatat...

Bilanci/ Maqedoni e Veriut regjistron 8 viktima dhe 163 raste të reja

Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish një bilanc të lartë të rasteve me koronavirus. Sipas mediave vendase, në 24 orët e fundit janë shënuar 163...

SHBA vendosi të shkëputej përfundimisht, OBSH reagon e shqetësuar

Ditën e djeshme SHBA nisi procedurat zyrtare për shkëputjen përfundimtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe pse njerëzimi është në kulmin e pandemisë. Ndërkohë së...

Procesi i integrimit në BE/ Merkel ndan Maqedoninë nga Shqipëria

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka bërë një diferencë mes hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj...