E hënë, 2 Gusht, 2021
34.5 C
Tirana

Organizata evropiane i dërgon letër Ramës: Tërhiqu nga prishja e Teatrit Kombëtar!

Organizata prestigjioze Evropiane, Europa Nostra, zëri i trashëgimisë kulturore në 40 vende të Evropës i ka shprehur shqetësimin kryeministrit Edi Rama për atë që e cilëson s​i “vendim alarmues për të shkatërruar Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një ndërtesë e trashëgimisë me rëndësi shumë të madhe kulturore dhe arkitekturore në Evropë.”

Në letrën drejtuar Edi Ramës, Presidenti i Evropa Nostra, prof.dr Hermann Parzinger, pasi evidenton vlerat e veçanta të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, vë në dukje se “Teatri është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës moderne italiane dhe është ndërtesa e vetme e këtij lloji që ekziston në Shqipëri.”

“Ne kundërshtojmë çdo qëndrim që kjo ndërtesë ka pak apo aspak vlera historike kulturore ose sociale. Përkundrazi! Evropa Nostra beson që vlera e shkëlqyer evropiane e kësaj prone publike tejkalon çdo përfitim afatshkurtër që mund të arrihet duke e shkatërruar atë.”- shprehet Presidenti i organizatës partnere të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në fushën e trashëgimisë kulturore.

“Europa Nostra mbështet protestat kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe nuk mbështet asnjë propozim që shkatërron Teatrin ekzistues.”-thuhet në letrën për Edi Ramën.

Europa Nostra i bën thirrje qeverisë shqiptare, Bashkisë së Tiranës dhe çdo autoriteti tjetër që “të rishikojnë vendimin e tyre për të shkatërruar këtë monument evropian dhe të gjejnë mundësinë e rikonstruksionit në mënyrë që Teatri aktual të përmbushë standardet”

Europa Nostra i bën thirrje kryeministrit që të përdorë pozicionin dhe ndikimin e tij për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Letra që Presidenti i Europa Nostra i dërgon Kryeministrit Edi Rama vjen pas shqetësimit të shprehur nga Kryetarja e Komisionit parlamentar të Kulturës, Albana Vokshi.

Në një letër të dërguar në datën 28 Qershor 2018, zonja Vokshi kërkon mbështetjen e Evropa Nostra-s për të vlerësuar situatën e krijuar dhe për ushtruar presion ndaj qeverisë, që ajo të ndalojë planin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë Ambasada, ku zbulon ndër të tjera...

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e shumëpritur, se shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19. Këtë ai e ka konkretizuar përmes fakteve,...

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash...

U tha se ndërroi jetë, 40-vjeçarja është jashtë rrezikut bashkë me të birin

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi një lajm i pavërtetë mbi vdekjen e gruas 40-vjeçare, ku pretendohej se nuk ia doli dot mbanë pas shpërthimit...

“Përvëlohet” Greqia/ “Shteti në këmbë”, autoritetet në alarm për energjinë  

Në Greqi, temperaturat kanë tejkaluar 55 gradë celsius. Ndodhur në këto kushte, qytetarët po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët, e për të...