Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Orban rizgjidhet kryeministër për herë të tretë, ja deklarata e fortë që mbylli fushatën

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Orban rizgjidhet kryeministër për herë të tretë, ja deklarata e fortë që mbylli fushatën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Hungari shpalli partinë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban fituese të zgjedhjeve të përgjithshme, që u mbajtën të dielën.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Fidesz fitoi gati gjysmën e tyre.

Sipas sistemit elektoral të Hungarisë, i cili favorizon partitë më të mëdha, Fidesz duket se do ketë dy të tretat e vendeve të Parlament, përkatësisht 134 nga 199 sa janë në total.

Partia nacionaliste Jobbik fitoi rreth 20 përqind të votave, ndërsa Socialistët rreth 11 përqind.

Pjesëmarrja ka qenë më e lartë se sa pritej, përkatësisht rreth 68 përqind, dhe shumë kritikë të Orbanit kanë shpresuar se kjo do t’i ndihmojë partitë opozitare.

Megjithatë, Orban ka fituar mandatin e tretë të njëpasnjëshëm si kryeministër.

Orban, 54 vjeç, i cili ka shërbyer si kryetar i qeverisë edhe nga viti 1998 deri më 2002, ka bërë fushatë mbi një platformë të fuqishme kundër migrantëve dhe votimet e së dielës i ka cilësuar si “shans për hungarezët për të rikthyer vendin e tyre”.

“Ata duan të na marrin atdheun tonë përsëri”, ka thënë Orban në një tubim të partisë Fidez më 6 prill.

“Partitë që u shërbejnë interesave të huaj dhe politikanët që marrin paga të huaja duan të qeverisin dhe ta kthejnë Hungarinë në një vend migrantësh”, ka shtuar ai.

Poster kundër migrantëve në Budapest. Nën udhëheqjen e Orbanit, Hungaria ka ndërtuar gardhe përgjatë kufijve të saj me Serbinë dhe Kroacinë në vitin 2015, për të ndaluar hyrjen e migrantëve të paligjshëm.

Orban ka filluar karrierën e tij politike si aktivist liberal në fund të viteve 1980, por ai është akuzuar nga kritikët për braktisjen e rrugës paskomuniste demokratike të Hungarisë për një drejtim gjithnjë e më autoritar.

Gjatë tetë vjetëve të fundit, Qeveria e Orbanit ka zgjeruar kontrollin mbi mediat dhe, nëpërmjet aleatëve në sektorin e biznesit, ka fituar ndikim mbi sektorin bankar, energji, ndërtim dhe turizëm.

Disa kritikë po ashtu thonë se Orban se është shumë i akomoduar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Edhe pse dikur ka qenë kritik i Putinit, Orban, pas fitores së partisë së tij më 2010, ka bërë thirrje për transformimin e Hungarisë në një “shtet liberal”, duke përmendur Rusinë dhe Turqinë si shabllone për sukses. REL

Tags: deklaratafortëfushatënherëjakryeministermbylliOrbanpërqërizgjidhettëtretë

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad
Bota

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Next Post
Video/ Vrasja e komisar Cukut/ “Jetuam, rrëmujshëm… çmendurisht, por…”, rrëfimi prekës i gruas   

Video/ Vrasja e komisar Cukut/ “Jetuam, rrëmujshëm… çmendurisht, por...”, rrëfimi prekës i gruas  

“Askush në pushtet s’mund ta njohë Kosovën, do e paguaj me kokën e tij”, krimineli i luftës…

“Askush në pushtet s’mund ta njohë Kosovën, do e paguaj me kokën e tij”, krimineli i luftës...

Video/“Bo bo edhe një njeri tjetër, qenka çupë”, pamje të rënda nga aksidenti me 3 të vdekur

Video/“Bo bo edhe një njeri tjetër, qenka çupë”, pamje të rënda nga aksidenti me 3 të vdekur







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com