E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Orban krah Ramës: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin në BE. Kështu është shprehur kryeministri hungarez Viktor Orban pas takimit me homologun e tij shqiptar Edi Rama.

Gjatë konferencës për shtyp në Budapest, Orban bëri me dije disa nga çështjet që diskutoi me Ramën, ku në fokus ishte integrimi i Shqipërisë.

Viktor Orban: ”Dua t’ju prezantoj kryeministrin e Shqipërisë, një mik të madh të Hungarisë. Ai ka fituar tre herë radhazi zgjedhjet, kjo është gjë e madhe, në një vend si ajo e Shqipërisë me demokraci të gjallë, që ka një luftë të madhe politike. Çështjet që kemi diskutuar sot është bashkëpunimi politik mes dy vendeve, po i afrohemi 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, duam ta festojmë bukur.

Nuk ka dallime madhore midis dy vendeve, më e rëndësishme është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Hungaria është mbështetëse dhe e angazhuar që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, vetëm që promovohet nga simpatia jonë, por edhe interesi ynë.

Pa vendosur anëtarësim për këtë pjesë të Evropës, nuk kemi stabilitet. Më pas negociuam për çështjet ekonomike, jemi mjaft të lumtur që jemi në gjendje të gjejmë projektin kryesor e cila është banka OTP, e cila u mirëprit nga Shqipëria. Kemi investimin e madh në Shqipëri. Do të doja të theksoja edhe njëherë që Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin në BE”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...