”Ora po afron”/ Basha: Me 25 prill, shqiptarët votojnë për ndryshimin

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, nga takimi i tij i djeshëm me qytetarë të njësis] 7 në kryeqytet.

Ai bën thirrje për dalje masive në votimet e 25 prillit, dhe theksoi se shqiptarët do të votojnë për ndryshim.

Ndër të tjera, Basha shprehet se asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrat e çdo shqiptari.

Lulzim Basha: ”Ora po afron! Dita po afron! Dhe vota juaj do të sjellë ndryshim për familjet tona dhe unë të kem mundësinë t’ju shërbej jo vetëm si ministër, si deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetari i qeverisë së ndryshimit me votën e 25 prillit. Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrat e çdo shqiptari. Dhe me ndryshimin, Shqipëria Fiton, ju fitoni! Faleminderit!”.