E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Oqeanet humbasin oksigjenin prej ndryshimeve të klimës

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

“Deoksigjenimi” i oqeaneve po sjell pasoja katastrofike për jetën e detit.

Ndryshimet do të “prekin qindra miliona njerëz”, paralajmërohet në raportin e paraqitur në Konferencën e OKB-së për Klimën në Madrid.

Oqeanet po humbasin oksigjenin për shkak të ndryshimit të klimës, proces ky me pasoja të rënda për jetën në det dhe biodiversitetin e peshkimin, theksohet në raportin e ruajtjes së natyrës, që u publikua në fundjavë (7.12).

Ky është “apeli i fundit për ndërgjegjësimin” për njerëzimin sa u përket emisioneve në rritje të dioksidit të karbonit, sipas raportit, botuar në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet e Klimës në Madrid.

Autorët thonë, se raporti “Deoksigjenimi i Oqeanit: Problemi i të gjithëve”, është studimi më i madh i rishikuar për shkaqet, ndikimet dhe zgjidhjet e mundshme lidhur me humbjen e oksigjenit të oqeanit.

“Me këtë raport, shkalla e dëmtimit nga ndryshimi i klimës po shkatërron oqeanin, fokusohet edhe më fort.

Ndërsa oqeani prej ngrohjes po humbet oksigjenin, ekuilibri delikat i jetës nënujore ka nisur të çrregullohet”, tha dr. Grethel Aguilar, drejtor i përgjithshëm në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), një organ i përbërë nga grupe qeveritare dhe shoqëri civile.

‘Alarmi ultimativ i zgjimit’

“Efektet potencialisht të rënda ndaj peshkimit dhe gjallesave vulnerabël në zonat bregdetare e përforcon edhe më shumë rëndësinë e vendimeve të marra në Konferencën e OKB-së për Klimën.

Për të frenuar humbjen e oksigjenit të oqeanit krahas ndikimeve të tjera katastrofike të ndryshimit të klimës, udhëheqësit botërorë duhet të angazhohen për uljen e menjëhershme dhe të qenësishme të emisioneve të dioksidit të karbonit”.

Sipas raportit, territoret ujore me përqendrim të ulët oksigjeni janë duke u zgjeruar: afro 700 zona oqeanike në të gjithë globin janë të prekura aktualisht nga niveli i ulët i oksigjenit – nga vetëm 45 që kanë qenë prekur në vitet 1960.

Gjatë pesë dekadave të fundit, zonat e zbrazura plotësisht prej oksigjenit janë katërfishuar.

“Ky është ndoshta alarmi i fundit i zgjimit për t’i dhënë fund eksperimentit të pakontrolluar që njerëzimi po bën në oqeanin botëror, pasi emetimet e dioksidit të karbonit vazhdojnë të rriten”, tha Dan Laffoley, këshilltar për shkencën dhe ruajtjen e detit në Programin Global Marine dhe Polar të IUCN dhe një bashkëpunues në grupin e drejtuesve të këtij studimi.

“Shkatërrimi i oksigjenit të oqeanit po rrezikon ekosistemet detare tashmë nën stres nga ngrohja e oqeanit dhe acidifikimi.

Për të ndaluar përhapjen shqetësuese të zonave me varfëri oksigjeni, duhet të frenojmë me vendosmëri emetimet e gazrave serë, si dhe ndotjen e lëndëve ushqyese nga bujqësia dhe burimet e tjera”.

Planeti ynë blu

Jo më kot planeti ynë quhet planeti blu: Sepse oqeani mbulon gati 71% të sipërfaqes së Tokës dhe 90% të biosferës.

Ai është pjesë integrale e jetës duke siguruar diku midis 50 deri 80% të oksigjenit të planetit, që e bën atë një pjesë vitale të ciklit të karbonit.

Origjina e oqeanit është ende e panjohur, por mendohet se është formuar 4.4 miliardë vjet më parë, duke siguruar një katalizator për format e hershme të jetës.

Efektet e mungesës së oksigjenit në oqeane kanë filluar të ndryshojnë ekuilibrin e jetës nënujore, duke favorizuar specie tolerante me oksigjen të ulët (p.sh. mikrobet, kandilat e detit dhe disa kallamarë) e kjo bie në kurriz të atyre gjallesave që janë të ndjeshme ndaj mungesës së oksigjenit si shumë specie detare, duke përfshirë edhe shumicën e llojeve të peshkut.

Peshku ton, shpatë dhe peshkaqenët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve këtyre ndryshimeve.

Lloje të tilla po orientohen tani drejt shtresave gjithnjë e më të cekëta të ujit, që janë të pasura me oksigjen, e kjo po i bën ato më të ekspozuara ndaj mbipeshkimit.

Raporti parashikon që oqeani do të humbasë 3-4% e rezervatit të tij global të oksigjenit deri në shekullin e ardhshëm.

Shumica e humbjeve parashikohet të jenë në 1000 metrat e sipërm të kolonës së ujit, e cila është pjesa më e pasur e biodiversitetit detar. /Dw

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haradinaj: Spektakël dashakeq me dosjet e Speciales, kjo nuk e ndihmon Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit me dosjet e Gjykatës Speciale duke thënë...

Studimi/ Personat me syze preken më pak nga koronavirusi

Në një spital në Suizhou të Kinës, 276 pacientë ishin pranuar në një periudhë prej 47 ditësh, por vetëm 16 pacientë ishin të diagnostikuar...

Vrau 34-vjeçarin se i zuri rrugën, Arbër Kote: Më qëlloi me grushte, mbrojta veten

Arbër Kote u arrestua sot si autori i vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla, ditën e djeshme në Durrës. Mësohet se autori ka thënë se...

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4...

Balla nga asambleja e PS në Belsh: Hapja e listave tashmë është fakt, humbësit të heqin dorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit, në kuadër të takimeve organizative dhe...