E premte, 15 Janar, 2021
7 C
Tirana

Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Pak pas takimit me ambasadorët e SHBA, BE-së dhe Britanisë, opozita ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet çështja e nxehtë e listave dhe koalicioneve. Opozita thotë se do të prezantojnë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR për dy çështjet në fjalë. Kjo gjë kundërshtohet nga shumica, që e cilëson si zvarritje të procesit.

“Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme”, shkruan Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Shtoi vilat gjatë pandemisë”/ Kunati i Bashës padit për shpifje Veliajn

Erion Isufi, kunati i kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka paditur sot për shpifje dhe fyerje kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Isufi e ka...

SHBA: Hetime mbi përgatitjet e policisë për protestën e dhunshme në Kapitol

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, që vëzhgon mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion, tha të premten se do të hetojë...

Bëjnë punën më të rrezikshme në botë/ Sherpat, guidat e alpinistëve në Himalaja

Bëjnë punën më të rrezikshme në botë, kush janë Sherpat, guidat e alpinistëve në Himalaja Kur ekipi i parë i alpinistëve arriti të ngjitej në...

“Në Dubai ishin 28 veta”, Fahri Balliu: Rama ka pirë verë 18 mijë euro shishja

Për botuesin Fahri Balliu, kryeministri Edi Rama nuk do arrijë të fitojë një mandat të tretë, pasi nuk ka se çfarë t’u ofrojë shqiptarëve. Duke...

I ekzekutoi në banesë/ Detaje të reja nga trafikimi që bënte Ademi me 2 motrat

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan mesditën e 31 Dhjetorit...