E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Opozita hidhet në aksion/ Ish-deputeti: Gati për 13 Tetorin, por me një kusht

Ish-deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi, ka zbuluar se kjo forcë politike është gati për zgjedhjet e 13 tetorit, por vetëm me një kusht. Ai ka thënë në një intervistë për A2 CNN se presin ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, Romeo Gurakuqi ka apeluar ndaj tyre që të rikthejnë situatën krah vlerave demokratike.

“PD po merret me rimobilizimin e strukturave, dhe po përgatitet për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në rrethanat e një qeverie tranzitore. PD po punon në drejtimin e duhur. Jemi gati për 13 tetorin. Presim ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, të cilëve u bëj thirrje që të rikthejnë situatën krah vlerave demokratike”, deklaroi Gurakuqi.

Ish-deputeti nënvizoi se ndërkombëtarët “janë të vëmendshëm” në lidhje me krizën politike në vend. “Në fakt, është e nevojshme një ekspertizë më e detajuar në lidhje me mundësinë e daljes nga kriza. Është e nevojshme ndërhyrja në sistemin e drejtësisë kushtetuese dhe në rikthimin e legjitimitetit të Parlamentit të cenuar në mënyrë brutale nga Komisioni i Mandateve në shkurt të vitit 2019”.

Kur u pyet nëse PD-ja do të pranonte të ulej në negociata me Edi Ramën, Gurakuqi tha se kjo nuk mund të ndodhë, pasi sipas tij, ai ka shkatërruar Shqipërinë.

“Në negociata nuk mund të jetë ai që shkatërroi skemën e demokracisë shqiptare. PD diskuton me çdo faktor politik që ndahet nga organizata kriminale që shkatërroi Shqipërinë”.

Në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, Gurakuqi u shpreh: “Afera e teatrit është një prej shumë aferave të teatrove të tjerë që luhen në Shqipëri. Çdo cep i çmueshëm i Shqipërisë, është në sulm nga ata që pastrojnë para”.

Lexo edhe :   Pse po nxiton Sali Berisha për të pushtuar PD?

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit...

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...