E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Operacioni ”Shpirti”/ Hajdari: Do ketë edhe goditje të tjera për korrupsion

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari e konsideroi të sukseshëm finalizimin e operacionit policor të koduar ”Shpirti”, nga SPAK dhe Antimafia Italiane, ku 38 persona përfshirë edhe zyrtarë të lartë, ishin të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas Hajdarit, në muajt në vijim do të kemi të tjera operacione të tilla, që do të godasin zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion. Deklarata e tij, u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Frontline” në News24.

Hajdari tha se zyrtarët janë më të rëndësishëm se politikanët, pasi janë ata që mbajnë shtetin, ndaj dhe kapja e tyre në operacionin ”Shpirti”, duhet të përgëzohet dhe të shihet si një sukses.

Ndër të tjera, ish-prokurori u ndal edhe te ligji i Presidentit amerikan Joe Biden, i cili sekuestron të gjitha pasuritë e zyrtarëve shqiptarë në SHBA, që kanë ardhur si pasojë e paligjshmërisë, teksa shtoi se reforma në drejtësi, është investimi më i rëndësishëm nga SHBA-të.

Shkëlqim Hajdari: ”Operacion i suksesshëm parë në këndvështrimin që autoritetet italiane besojnë te SPAK. Kjo është arsyeja që ato kanë sjellë materiale të plota, që tregon se kjo prokurori ruan sekretin, pasi ne kemi vuajtur nga ruajtja e sekretit. Do të kemi edhe bashkëpunime të tjera, pasi drogërat e forta kalojnë nga Shqipëria. Duke bashkëpunuar prokuroria jonë me ato evropiane, edhe prokuroria jonë do të jetë më e përgjegjshme, por edhe rezultatet do t’i kemi më pozitive. Prokuroria italiane ka dhe dosje të tjera, pasi e dimë që vitet 2015, 2015 dhe fillimi i 2017 kanë qenë vite kur nga Shqipëria janë trafikuar sasi të mëdha droge. Në përgjimet e këtyre dosjeve dalin shtetas e zyrtarë shqiptarë. Kjo sapo ka filluar, në muajt në vijim do të kemi më shumë bashkëpunim. Mjerë ata zyrtarë të lartë, që kanë njollosur figurën e policisë apo të prokurorisë shqiptare, sepse shumë shpejt do të përballen me drejtësinë. Prokuroria vepron me prova. Aty ku do të ketë prova, ata do të goditen. Deri më tani është një ogur i mirë, se nuk është parë të ndiqen prokurorë, zyrtarë policie. Për mendimin tim më të rëndësishëm janë zyrtarët e shtetit, sesa politikanët, pasi shtetin e mbajnë zyrtarët. Shpresoj shumë që prokuroria të ketë prova të plota, sepse do jetë zhgënjim i madh, nëse në vijim një pjesë do të lirohen për mungesë provash.

Ambasadorja Kim, ambasadori i BE dhe ONM nuk kanë konflikt interesi në Shqipëri. Kur ato mbështesin rezultatet, duhet të kuptojmë se kanë informacione përtej këtyre ngjarjeve, sepse janë në Shqipëri me fokus të qartë. SHBA janë investitorët më të mëdhenj të reformës në drejtësi. Shumë shpejt do të shohim edhe ato zyrtarë, që nëse kanë çuar pasuri atje për të pastruar korrupsionin, do t’i shohim shumë shpejt. Jo vetëm të personave të shpallur ‘non grata’, por edhe të tjerë. Nëse pasuritë e tyre vijnë nga paligjshmëria dhe janë regjistruar nën emra të tjerë në SHBA, do të sekuestrohen dhe do të ndiqen penalisht. Rezultatet kanë vonuar pak, por tani janë në fazën kur rezultatet sapo kanë filluar të dalin. Rezultate për zyrtarët e lartë dhe për ata që kanë bërë krim të organizuar në Shqipëri, do të kemi gati çdo javë e çdo muaj ngjarje si kjo që po shohim tani. Ka një grup, zyrtarë e politikanë të korruptuar, që duan ta zbehin reformën në drejtësi, por shumë shpejt shqiptarët kanë filluar të kuptojnë e besojnë se SPAK me ndëshkueshmëri do të jetë shumë prezent. Në momentin që SPAK grumbullon provat, nuk ka asnjë pengesë për t’i çuar njerëzit para drejtësisë. Korrupsioni në Shqipëri është masiv. Jam i bindur që ne kemi një korrupsion nga nivelet më të larta te nivelet më të ulëta. Barra më e madhe i bie kryeministrit Rama, që të bëjë një reformë siç e ka premtuar, që drejtorë të administratës publike, që kanë bërë korrupsion, të mos jenë më pjesë e qeverisjes, si dhe mbështetja absolute e SPAK për të vënë para drejtësisë çdo zyrtarë të shtetit shqiptar”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...