E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Operacioni i SPAK çon në burg ish-kandidatin e LSI

Operacioni i kryer në Skrapar, bëri që të nxirreshin 23 urdhër-arreste për kultivim të lëndëve narkotike. Mes të dyshuarve, dyshohet të jenë edhe zyrtarë dhe efektivë.

Edmond Zotkaj është një nga emrat i cili mendohej të kishte lidhje gjaku me kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Kryebashkiaku Zotkaj thotë se nuk ka lidhje gjaku me të dyshuarin në fjalë, dhe tregon se i arrestuari ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komune në vitin 2011.

Ai tregon se para 2-3 muajsh e kishte larguar nga puna atë dhe 3 kryepleq të tjerë, sapo policia e Beratit i ka treguar për përfshirjen e Zotkajt në kultivimin e kanabisit në Tërpan, sektor që mbulohej nga ky i fundit.

“Edmond Zotkajn nuk e kam kushëri, nuk e mohoj gjakun nëse do e kisha. Është banor i zonës, ka qenë i punësuar, por nuk e kam kushëri.

2-3 muaj më parë, kur janë bërë verifikimet e para nga policia dhe e kanë thirrur në polici, unë e kam pushuar menjëherë nga puna, i kam edhe urdhrat e pushimit.

Sa jam bërë me dije me këtë akuzë, e kam larguar nga puna. Kam larguar edhe 3 kryepleq të tjerë në fshatrat që ka pasur sinjalizime nga policia dhe punonjës pyjorë që kanë detyrë të mbrojnë territorin, por që nuk kanë kryer detyrën.

Edmond Zotkaj ka qenë kandidat i LSI-së për kryetar komune në vitin 2011, por nuk ka fituar. E largova nga puna sapo më vunë në dijeni nga policia e Beratit që Zotkaj ishte thirrur nga policia në lidhje me kultivimin e kanabisit në Tërpan, ku ai mbulonte sektorin. Kjo ka ndodhur 2-3 muaj më parë”, është shprehur kryetari Zotkaj për “Report TV”.

Lexo edhe :   Një dekadë nga 21 Janari: A do të bëjë vërtet drejtësi SPAK-u?
Lexo edhe :   Një dekadë nga 21 Janari: A do të bëjë vërtet drejtësi SPAK-u?

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...