E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Operacioni “Denas”/ 4 të proceduar, mes tyre 1 inspektor

Policia e Korçës vijon operacionin e koduar “Denas”, i cili përfundoi dy ditë më parë me dy të arrestuar, ndërsa sot janë proceduar edhe katër të tjerë. Sipas policisë, janë proceduar inspektori i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, dy punonjës pyjesh, si edhe kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Denas” i finalizuar dy ditë më parë, me ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”. Procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, mes të cilëve një inspektor i Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, dy punonjës pyjesh, si edhe kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje, për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”. Në kuadër dhe në vijim të veprimeve proceduriale e hetimore lidhur me operacionin policor të lartpërmendur, specialistët e Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

S.Z, (me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë),

M.B, (me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njësisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë),

F.B, (me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme),

I.A, (me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje).

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, këta shtetas dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foto me Sorosin, Berisha i akuzon se projektuan ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Berisha është revoltuar pas një fotoje të shpërndarë nga kryeministri Rama krahë George Soros. Rama zbuloi në rrjetet sociale se është takuar në...

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...

E shtuna me diell dhe temperatura deri në 30 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...