E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Operacionet e SPAK/ Hajdari: Zyrtarët e korruptuar do përballen me drejtësinë

Ish-kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari deklaroi se operacionet e ndërmarra nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duhen marrë shumë serozisht, dhe theksoi se zyrtarët të cilët kanë abuzuar me ligjin do të përballen me drejtësinë.

Deklarata e Hajdarit u bë ditën e sotme në një intervistë për Report Tv. Sipas tij, SPAK e ka shumë të thjeshtë të bëjë punën e saj, për shkak se zyrtarët publikë kanë bërë shkelje të rënda.

Hajdari, i cili aktualisht mban postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, u shpreh se i ka paralajmëruar të gjithë inspektorët, se nëse nuk e kryejnë siç duhet detyrën e tyre, do të shkojnë në ndjekje penale.

Sa i përket operacionit të fundit në Portin e Durrësit ku u kapën 12 kg heroinë në një kontejner që vinte nga Ekuadori, Hajdari thortë se goditjet e njëpasnjëshme tregojnë suksesin e policisë shqiptare.

Shkëlqim Hajdari: “Operacionet e SPAK duhet marrë shumë seriozisht dhe me qetësi nga ata që të gjithë ata që kanë shkelur detyrën duhet të përgatiten se do të përballen me drejtësisë. Është absolutisht ndryshe këtë herë nga radhët e tjera. Zyrtarë publikë kanë bërë shkelje sheshit, në mënyrën më qesharake. Kështu që ia kanë lehtësuar punën SPAK, e vetmja gjë që duhet të bëjë ky institucion është të mos shikojë emrat por çështje. T’i kthejmë besimin shqiptarëve.

Presim rezultatet e para ndaj keqpërdoruesve të pyjeve. Unë i kam paralajmëruar inspektorët që do të shkojnë deri në ndjekje penale. Duhet të kenë njerëz të identifikuar që prishin territorin, ndotin ambientin. Ne duam që çdo ditë, çdo natë, të kemi informacione dhe të parandalojmë sa më shumë të jetë e mundur. Dhe kjo është e mundur sepse ndërtimi pa leje nuk është kuti shkrepëse por një gjë që ndodh në sy të publikut.  Janë toleruar ndërtimet pa leje nga shumë institucione, herë pas herë ka pasur edhe korrupsion, të cilin tashmë ne jemi të vendosur që çdo njeri që e ngatërron punën e inspektorit të shkojë në dyert e drejtësisë. Ne kemi një aleat të madh, publikun shqiptar i cili denoncon çdo ditë ndërtimet pa leje dhe prerjen e pyjeve.

Ky rast nuk është si trafiku i kanabisit ku ne jemi vend burimor dhe ne jemi vend përgjegjës. Këtu jemi në krim ndërkombëtar, ky njëra prej rrugëve është territori shqiptar. Kapja tregon që Shqipëria tashmë është vend i besueshëm në organizmat ndërkombëtar. Jam i bindur që është finalizim i operacionit ku nuk merr pjesë vetëm policia shqiptare. Kjo është goditja e tretë brenda pak kohëve. E rëndësishme është që është rritur fuqia policia bashkëpunuese e policisë dhe prokurorisë shqiptare”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...

Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Moti në vendin tonë do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor, do...