E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Open Balkan”/Rama: Nga janari s’ka më dhimbje koke e stres nëpër kufij

Kryeministri Edi Rama iu ka uruar mirëseardhjen në Tiranë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në krye të fjalës së tij, ai theksoi se sot do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ftoi Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, që të jenë pjesë e kësaj aspirate. Ai shtoi më tej se “Ballkani i Hapur” është aspiratë më shumë se nismë. Është një hap përpara që e hap Ballkanin dhe e përgatit atë për integrimin në BE.

“I dashur Aleksandër, i dashur Zoran. Të dashur miq të rajonit, është kënaqësi e vërtet që t’ju urojë mirëseardhje në Tiranë sot. Jam i kënaqur t’ju them se sot është një moment kyç i procesit tonë, pasi marrëveshjet që do të nënshkruhen.

Do të përcaktojnë një hap të rëndësishëm përpara drejt objektivit tonë. Të garantojmë lirinë e plot të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të “Ballkanit të Hapur” duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë, pasi “Ballkani i Hapur” është nismë përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar tri të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje.

Ndërkohë që ne po ecim përpara për më të mirën e njerëzve tanë. Në fushën e lirisë së lëvizjes së mallrave, do nënshkruajmë marrëveshjen tripalëshe për eksportet, për kafshët e gjalla dhe njohjen e certifikatave të akreditimit dhe lehtësimin e eksporteve dhe importeve për mallrat. Sot do të nënshkruajmë dhe marrëveshjen në bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, në fushën ushqimore, etj.

Më lini që t’i kthehem faktit që sa herë kemi folur për këtë gjë, përmes procesit të Berlinit, është “Ballkani i Hapur” që po e bën këtë gjë. Mund të tingëllojë teknike, por marrëveshja përfaqëson një gur kilometrik në këtë rrugë. Ajo heq në praktikë një pengesë të vazhdueshme për fermerët e hapur. “Ballkani i Hapur” është aspiratë më shumë se nismë. Është një hap përpara që e hap Ballkanin dhe e përgatit atë për integrimin në BE”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duke filluar nga viti 2022, fermerët, eksportuesit dhe importuesit nuk do të presin më nëpër kufij, pasi do të ketë shumë lehtësira për lëvizjen e tyre në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Bazuar në atë që do të bëjmë, shumë shpejt në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke e stres të pritjes në kufij. Gjithçka do të ecë mirë”, u shpreh ai, ndërsa renditi disa marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe, mes Shqipërisë dhe dy vendeve të tjera që janë pjesë e kësaj nisme.

“Ne po nënshkruajmë sot marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e Serbisë, duke shënuar një hap përpara në lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Në fushën e lëvizjes së njerëzve, ne sot nënshkruajmë marrëveshjen trepalëshe, duke bërë që qytetarët tanë të lejohen të qëndrojnë në vendet tona. Ne flasim për gjëra konkrete, dhe po marrim hapa konkrete përpara për të liberalizuar tregjet tona të punës.

Lexo edhe :   Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Na duhet ta hapim rajonin. Në fushën e lirisë së lëvizjes së shërbimeve, sot kemi bërë një hap të parë, duke përmirësuar ndërlidhjen, që do të thotë hapja e rrugës së shërbimeve elektronike për qytetarët tanë. Ka edhe një gamë të gjerë shërbimesh, ku ne duhet të bashkëpunojmë. Duhet të ecim përpara drejt njohjes së ndërsjellë të operatorëve turistikë. Duhet të thellojmë bashkëpunimin për lëvizjen e lirë kapitale. Duhet të bëjmë ndryshime të mëtejshme të mendësisë për të kaluar nga klisheja e konkurrencës, te një treg i përbashkët.

Lexo edhe :   Katër viktimat e "21 janarit", Rama: Fajtorët e vërtetë janë Berisha e Basha! 

I kemi kërkuar BE-së që të eksplorojë bashkë me ne në disa fusha kyçe, ku ne të kemi qasje në novacion, kërkim, bujqësi, tregti, shërbime elektronike. Kemi ftuar në Samitin në Tiranë rektorë dhe dekanë të Universitetit të Bujqësisë të vendeve tona, që ata të krijojnë lidhje dhe bashkëpunim. Duhet të nisim një rrjet të ekspertëve të nivelit të lartë, për realizimin e marrëveshjeve të “Ballkanit të Hapur” dhe kërkoj që ky rrjet të mbështetet nga partnerët. Dua të theksoj se çfarë është pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme. “Ballkani i Hapur” shërben për të injektuar dinamizëm në bashkëpunimin rajonal, qoftë mes nesh, apo të gjashtëve, në kuadër të tregut të përbashkët.

Ky bashkëpunim është dypalësh ose trepalësh dhe synimi është zbatimi i shpejtë i lirive të tregut, që vendet tona të bashkohen me tregun e përbashkët të BE. Sot, nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft gatishmëri, shërbejnë për të përçuar mesazh shumë konkret te njerëzit, sidomos te fermerët, eksportuesit, importuesit, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Mesazhi është që me këto marrëveshje, 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt të ndryshme për ta, kur vjen fjala e shkuarjes nga pika A, te pika D, dhe për të kaluar nëpër kufij të ndryshëm. Bazuar në atë që do të bëjmë, shumë shpejt në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke e stres të pritjes në kufij. Gjithçka do të ecë mirë. Kjo ndërlidhje jo vetëm do të jetë për subjekte që tashmë operojnë, por edhe për të tjerë. Kjo hapësirë do të jetë edhe më dinamike… qarkullimi i mallrave, i njerëzve është tashmë praktikë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...