E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Olti Curri e thotë troç: Anxhela i ka mbuluar vetë shpenzimet në “Eurovision”

Anxhela Peristeri i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet në “Eurovision”. Këtë detaj e ka zbuluar Olti Curri, pasi prazantimi skenik i saj mori vëmendjen e duhur. Olti Curri i cili ka shkruar tekstin e këngës ‘Karma’, i ftuar në emisionin ‘Tempora’, ka thënë se buxheti i kurimit skenik është mbuluar nga vetë Anxhela.

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël”.

“Sasha (artistja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, është shprehur Olti Curri.

Interpretimi i Anxhela Peristerit me performancën elektrizuese në “Eurovision” më 22 maj, fitoi zemrat e të gjithë publikut evropian.

Shqipëria u shfaq me skenografi me efekte vizuale, të kuruara në detaje, që ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë.

RTSH-ja ka një buxhet shumë të kufizuar për prezantimin në “Eurovision”. Ndaj Anxhelës i është dashur që të shpenzonte, për tu paraqitur denjësisht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Anëtarëve iu mohua e drejta për të votuar’, grupimi ‘Për PD’ zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...