Përgjatë puntatave të kaluara, në karriget e opinionistëve në “Për’puthen” kemi parë Fatma Haxhialiun dhe Meridianin e “Big Brother”, të cilët bashkë me Arjan Konomin jepnin opinionet e tyre mbi takimet e konkurrentëve. Siç duket, rrugëtimi i Meridianit në këtë program ka përfunduar.
“News-31.com” ka mësuar se ish-banori i “Big Brother” nuk do të jetë më opinionist. Lidhur me këtë çështje është prononcuar autorja e programit, Olsa Muhameti.
“Zëvendësimi i Meridianit ishte vendimi im, sepse ne kemi një formulë, e cila na bën të ndërrojmë opinionistët herë pas here”, është shprehur Muhameti.
Ajo shtoi më tej se kjo bëhet për të sjellë larmishmëri situatash në prime, por edhe për të dëgjuar mendime të ndryshme.
Këtë të dielë do të shohim në panel Arjan Konomin, Fatma Haxhialiun dhe Elona Duron që do të jetë prurja e re në karriget e opinionistëve.