Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

OKB miraton sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Këshilli i Sigurimit, vendos sanksione të reja kundër Phenianit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi njëzëri për të miratuar një rezolutë me nismën e Shteteve të Bashkuara, që i heq Koresë së Veriut 1 miliardë dollarë të ardhura në vit, të cilat përdoren prej saj për programin e jashtëligjshëm bërthamor dhe balistik.

Rezoluta për sanksione shtesë erdhi si përgjigje ndaj lëshimit nga Pheniani të raketave balistike ndërkontinentale më 3 dhe 28 korrik, të cilat treguan se Koreja e Veriut mund të ketë arritur aftësinë për të vënë në shënjestër SHBA dhe pjesën më të madhe të Europës.

Dispozitat e rezolutës në thelb i mohojnë Phenianit një të tretën e të ardhurave vjetore prej 3 miliardë dollarësh në formë eksportesh. Objekt i rezolutës janë katër sektorë të eksportit: qymyrguri, hekuri dhe minerali i hekurit, minerali i plumbit dhe plumbi si dhe ushqimet e detit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, tha se SHBA janë “duke marrë dhe do të vazhdojnë të marrin masa të kujdesshme mbrojtëse për të ruajtur veten dhe aleatët” nga kërcënimi që paraqet Koreja e Veriut, pët të cilin ajo tha se “po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm”.

Në dy rezoluta të miratuara në mars dhe nëntor të vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit vendosi limite për eksportet e qymyrgurit, që është eksporti më i madh i Koresë së Veriut.

“Në këtë rezolutë nuk bëhet fjalë për kufizim, qymyri nuk do të lejohet. Të gjitha eksportet e qymyrit ndalohen të eksportohen nga Koreja e Veriut”, tha për Zërin e Amerikës një diplomat i Këshillit të Sigurimit para votimit.

Diplomati tha se me heqjen e sasisë së lejuar, të ardhurat e eksportit të Koresë së Veriut menjëherë do të pësojnë një rënie prej 400 milion dollarësh në vit.

Ndalimi i eksportit të hekurit dhe e mineralit të hekurit do ta privojë Korenë e Veriut nga rreth 251 milionë dollarë këtë vit. Eksportet e plumbit dhe mineralit të plumbit pritej t’i sillnin vendit 113 milionë dollarë të ardhura këtë vit, ndërsa prodhimet e detit rreth 300 milionë dollarë.

Rezoluta gjithashtu ndalon vendet e ndryshme të pranojnë punëtorë të tjerë sezonalë nga Koreja e Veriut. Pheniani është i njohur për dërgimin e shtetasve të tij në vende të tjera për të punuar dhe pastaj i konfiskon një pjesë të mirë ose të gjitha pagat, duke i kthyer ata në thelb në skllevër të punësuar.

Rezoluta forcon zbatimin e sanksioneve ekzistuese. Që nga viti 2006, Këshilli i Sigurimit ka vendosur disa herë sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj Koresë së Veriut për provat e saj bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike.

Përveç sanksioneve, rezoluta përcakton nëntë individë të Koresë së Veriut dhe katër njësi ekonomike të cilëve u bllokon pasuritë dhe i ndalon të udhëtojnë.

Tags: Koresë së VeriutkundermiratonOKBsanksionete reja

TË LIDHURA

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

22:28 | 17/02/2026
Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues
Bota

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Next Post
Kosova pret të pranohet në INTERPOL gjatë shtatorit

Asambleja në Pekin/ Kosova pret që të bëhet pjesë e INTERPOL-it

Zbulohen koalicionet e partive kosovare, sonte afati i fundit

Dy alternativat që Kosova të dalë nga kriza institucionale

Vrimë e zezë në sipërfaqen e Diellit, më e madhe se Toka

Vrimë e zezë në sipërfaqen e Diellit, më e madhe se Toka







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com