E enjte, 4 Qershor, 2020
19 C
Tirana

OKB-ja ngre alarmin: Në Shqipëri do të mbesin vetëm 512 mijë banorë

Më të lexuarat

“Do të takohemi sërish nesër”, Yuri Kim flet pas konsultimeve me Këshillin Politik

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për mediat në lidhje me konsultimet e kryera me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja tha...

Pagat e Luftës, Rama: Një lajm i mirë

Kryeministri Edi Rama sapo ka ndarë një mesazh me qytetarët lidhur me Pagat e Luftës. Kreu i Qeverisë njofton se ka kaluar 30 mijëshin numri...

Shtimi i rasteve në Maqedoninë e Veriut/ Policia: Do të hyjmë nëpër shtëpi

Maqedonia e Veriut ka ngritur alarmin pasi numri i rasteve të infektimeve është rritur sërish. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj...

“Hajn!” Incident gjatë fjalimit të Thaçit, arrestohet një qytetar

Pak më herët, gjatë fjalimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në oborrin e Kuvendit, ndodhi një incident. Një qytetar filloi të ulëriste kundrejt Presidentit...

“Do ketë marrëveshje për Reformën Zgjedhore”/ Hajdari komenton sjelljen e ambasadores së SHBA

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka komentuar situatën politike në vend dhe negociatat për Reformën Zgjedhore. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Hajdari u...

Bylykbashi dhe Vasili bëjnë lëvizjen e radhës

Përfaqësuesit e opozitës, u janë drejtuar selisë blu pak çaste më parë. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të mbajnë një takim me kryedemokratin...

Rama mbron 15-vjeçaren, 1 vit më parë publikoi identitetin e prindërve të 13-vjeçares së përdhunuar

Deputeti i opozitës Halit Valteri, propozoi sot në Kuvend rikthimin e dënimit me vdekje për përdhunuesit. Ai iu referua rastit të abuzimit të një...

VIDEO/ Pyetja e gazetarit lë pa fjalë për 20 sekonda kryeministrin kanadez

Së fundmi është bërë virale një video, ku shfaqet kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, i cili qëndron më shumë se 20 sekonda pa iu...

Roja 65-vjeçar abuzoi me të miturën, shkarkohet drejtori i shkollës

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Babrru të Kamzës, ku 65-vjeçari Abaz Doku abuzoi seksualisht me një të mitur (15 vjeç), ka tronditur mbarë...

“Do t’i dalim zot këtij vendi”, Hoti flet për herë të parë si kryeministër

Pas seancës së jashtëzakonshme, kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kuvend e presin nisma të reja ligjore dhe plot punë. Prioritet...

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100.

Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.

Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh.

Por, vetëm një vit më pas, në 2019-n, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist.

Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë.

Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë, nga 1.6 milionë banorë që ishte parashikimi në vitin 2018 për këtë skenar, me një ulje prej rreth 34%.

Rishikimi më i lartë është bërë për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në bazë të së cilin, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë. Më parë, pritshmëria ishte për 860 mijë banorë, pra parashikimi është ulur me 40%.

 

Arsyet

Rënia e lindshmërisë (fertiliteti-norma bruto e lindjeve) dhe rifillimi i ciklit të emigracionit pritet që të tkurrin popullsinë në dekadat në vijim.

Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se gratë që jetojnë në Shqipëri vit pas viti po heqin dorë nga mëmësia, duke reduktuar në mënyrë drastike numrin e bebeve të sjella në jetë.

Në vitin 2018 ky fenomen u theksua edhe më shumë kur numri mesatar i fëmijëve të lindur nga një grua shënoi rekord historik. Indeksi i fertilitetit ishte vetëm 1.37 fëmijë për një grua nga 1.48 fëmijë  më 2017 dhe nga 1.73 fëmijë për grua që ishte ky indeks në vitin 2014, sipas të dhënave të INSTAT.

Lexo edhe :   Akademia e Transparencës, SHBA i jep Shqipërisë 5.5 milion dollarë
Lexo edhe :   Goditet grupi i trafikantëve, 11 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

Rënia me shpejtësi e numrit të lindjeve e ka çuar Shqipërinë nën normën e zëvendësimit e cila përllogaritet 2.1 fëmijë për grua.

 

Gjithashtu Shqipëria e ka normën e lindshmërisë shumë poshtë indeksit global të fertilitetit i cili në vitin 2017 ishte 2.4 fëmijë për grua sipas të dhënave të Bankës Botërore. Gratë shqiptare lindin gati 50 për qind më pak fëmijë se mesatarja globale.

Nga  janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0,16 % në vit. Si pasojë e këtyre zhvillimeve raportet e varësisë janë rritur për moshat e vjetra dhe janë ulur për ato të rejat.

Raportet e varësisë llogariten duke krahasuar numrin e personave (të rinjtë 0-14 vjeç dhe/ose të moshuarit 65+ vjeç) me popullsinë në moshë pune.

Ndërsa nga viti 2015, Shqipëria po përjeton një rritje të re të fenomenit të emigracionit.

Vetëm aplikimet për azil, në pesë vitet e fundit kanë arritur në rreth 200 mijë, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat, ndërsa ka dhe shumë të tjerë që ikin me kontrata pune, ose që thjesht largohen e nuk kthehen më.

Largimi i popullsisë po bëhet problem për sipërmarrjet, të cilat ankohen se nuk po gjejnë fuqi punëtore të specializuar.

Në një sondazh të fundit, Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” gjeti se rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur punonjës të larguar për arsye emigracioni gjatë vitit 2019.

Rënia e popullsisë, sidomos largimi i popullsisë në moshë pune pritet të japë efekte të rënda në të ardhmen, si në skemën e pensioneve, me krijimin e një shtrese të brishtë pa kujdesin e duhur, ashtu dhe në rënien e produktivitetit të sipërmarrjeve, me efekt në tendencën e pagave, investimeve të tyre e taksave që paguajnë, me pasoja afatgjata në ngadalësimin e ekonomisë së vendit./monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama bën premtimin e madh për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të madh sa i përket bizneseve të vogla. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se...

Rama sqaron pse nuk pranoi qeveri teknike

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e PD-së për krijimin e një qeverie teknike për menaxhimin e zgjedhjeve. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama e...

Do e miratojë Reformën Zgjedhore pa pëlqimin e opozitës? Përgjigjet Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se nuk do të presin pafund që opozita të japë pëlqimin për miratimin e Reformës Zgjedhore. I ftuar...

“Zgjedhorja”/ Rama: Nënkryetari i KQZ-së do të zgjidhet nga PD

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë implementimi i sistemit biometrik të identifikimit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se...

Refoma Zgjedhore/ Rama flet për identifikimin biometrik

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me ngërçin e krijuar lidhur me Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se mazhoranca ka...
WhatsApp KONTAKTO TT